I ftuar në emisionin “Fan Club” në Top Channel ka qenë ish konkurrenti i “BBV”, Shkëlzeni. I pyetur nga moderatorja Heidi se si i ka kaluar ditët jashtë shtëpisë ish-banori është shprehur se:
Shumë i lumtur që transmetova Shkëlzenin e vërtetë. Hyra një fytyrsh dhe dola një fytyrsh. Nuk kisha hyrë me strategji.
Debatet me G Banin?
Prita atë që më erdhi dhe reagova me dikë që më sulmoi. Dikë që ishte Bani dhe jo G Bani se G ia solla unë jashtë, e la aty brenda. U ndje i kërcënuar nga mua se po i cënohej muza e atij, nuk e di, unë thjesht e prita.