Instruktorja e palestrës pëson G0DlTJE në tru pasi ngriti pesha të rënda

Një instruktore fitnesi ka ndarë një përvojë tronditëse për të paralajmëruar të gjithë ata që përpiqen të ngrenë pesha përtej mundësive të tyre në palestër. Bridgette Salatin, 33 vjeçe, nga Ohio, SHBA, pësoi një ishemi cerebrale ndërsa po bënte squats me një shtangë prej 70 kg në prill të vitit 2023.

Salatin tregoi se gjatë ushtrimit filloi të ndihej e trullosur dhe përjetoi një dhimbje të fortë koke. Pas disa sekondash, ndjeu një therje të mprehtë nga shpatulla deri në tëmthin e djathtë dhe më pas u rrëzua në tokë.

Për ditë me radhë, ajo mendoi se bëhej fjalë për një nerv të tendosur ose një tërheqje muskulore, duke mos kërkuar ndihmë mjekësore menjëherë. Por një javë më vonë, kur shkoi në spital, mjekët e informuan se kishte pësuar një ishemi cerebrale për shkak të një çarjeje të arterieve vertebrale, e cila kishte shkaktuar mpiksje gjaku.

Ajo beson se faktori kryesor ishte ngritja e peshave përtej kufijve të saj fizikë, një praktikë e njohur si “ego lifting”. Salatin rrëfen se nuk kishte ngrënë dhe fjetur sa duhet një natë më parë, si dhe se kishte mbajtur frymën gjatë ngritjes së peshave.

Pas incidentit, ajo ka përjetuar tre mini-ishemi të tjera dhe është diagnostikuar me neuralgji okcipitale, një gjendje që shkakton dhimbje të forta në qafë dhe pjesën e pasme të kokës.

Pas më shumë se një viti në terapi dhe përdorimit të holluesve të gjakut, arteria e saj u shërua në gusht të vitit 2024, por ajo ende përballet me probleme të kujtesës dhe vështirësi në kryerjen e aktiviteteve të përditshme.

“Kam humbur kujtesën afatshkurtër dhe shumë gjëra të zakonshme tani janë sfiduese për mua,” shprehet ajo.

Dikur instruktore e jogës me fokus tek qëndrimi në kokë, tashmë ajo nuk mund ta praktikojë më këtë ushtrim. Përvoja e saj ka ndryshuar tërësisht qasjen ndaj ushtrimeve fizike, duke u fokusuar më shumë tek ushqyerja e shëndetshme, gjumi i mjaftueshëm dhe një qasje e sigurt në ngritjen e peshave.

“Përpiqu të gjesh një ekuilibër të mirë dhe mos e shty veten përtej limitit,” është këshilla e saj për të gjithë ata që stërviten në palestër.

Related Posts

Termometrat me zhivë nuk do lejohen të përdoren më edhe në vendin tonë. Ja afati i fundit..

Të gjithë kemi një termometër të tillë në shtëpi, por deri në fund të vitit 2025, ato duhet të largohen nga shtëpitë dhe gjithashtu nga qendrat shëndetësore…

Shembet masivi i gurëve në galeri, humb j*tën minatori në Bulqizë

Një ngjarje tragjike është regjistruar mesditën e kësaj të shtune në Martanesh të Bulqizës, ku brenda një galerie minerare dyshohet se është shembur një masiv gurësh. Si…

P’rovokon Joz Marku , shfaqet në Prekaz te Jasharajve (Foto)

Pas disa ditësh mungesë në rrjetet sociale, këngëtari Jozi Marku ka rikthyer llogarinë e tij në Instagram, e cila ishte bllokuar përkohësisht si pasojë e reagimeve të…

Pasi i kërkoi të takonte Eglin, partnerja surprizon Olsi Bylykun në ditëlindjen e tij (Video)

Prej më shumë se një viti, pas ndarjes nga Egli Tako, Olsi Bylyku është në një romancë të re me Denada Lurën. Madje, Denada ka treguar mbështetje…

LAJM I TM*RRSHËM PËR DOLLARIN, JA CPO NDODH ME EURON DHE PAUNDIN

Jozefin Marku shkon në Kosovë shfaqet tek Kompleksi Memorial i familjes Jashari në Prekaz (Foto)

Pas disa ditësh mungesë në rrjetet sociale, këngëtari Jozi Marku ka rikthyer llogarinë e tij në Instagram, e cila ishte bllokuar përkohësisht si pasojë e reagimeve të…