Historia si ne filma/ 19-vjeçarja me foshnje 4 muajshe u νr* në Gërdec, dy prindërit e saj u ν*tëνr*në të dy pas tr*gjedisë!

Një nga librat që na ka lënë pas i ndjeri Ardian Klosi quhet “Katastrofa e Gërdecit”. Pjesë nga ky libër janë botuar sot nga DITA.

Në këtë libër flitet edhe për Resmije Osmanin, 19 vjeç, e vdekur ditën e shpërthimit bashkë me 25 të tjerë.

Resmija kishte lënë pas një foshnje 4 muajshe.

Tragjizmi shtohet në rastin e saj sepse babai i Resmijes, Kujtimi, u vetëvra disa muaj pas vdekjes së të bijës, ndërsa nëna Tushe, u vetëvra tre vjet më pas.

E gjithë familja u shua nga ajo që ndodhi në 15 mars në Gërdec.

Vdekja e Resmijes ka qenë ndër më të tmerrshmet.

Shkruan Klosi: “…Tmerrin më të madh e panë ata që nuk vdiqën menjëherë, e si pakkush Resmije Osmani (Kranja nga i shoqi), edhe ajo 19-vjeçare, nëna e një foshnjeje 4-muajshe. Me shpinën krejt të djegur, si hoqi dhe rrobat e përfshira në flakë, Resmija arriti të rendë deri larg, u fut brenda një bunkeri, ku dhe i shterrën forcat. Ka ndenjur aty për 6 orë afër duke thirrur për ndihmë, derisa e kanë dëgjuar…

Pas peripecish të papërfytyrueshme në ambulanca e spitale, ku njëherë e deklaruan të vdekur e pastaj të ringjallur, u dërgua të nesërmen në një spital në Itali. Dha shpirt atje pas një agonie të gjatë më 12 prill 2008…”.

Jemi ngjethur e kemi ndjerë dhimbje shumë herë për Gërdecin. Në fillim, tronditja nga pamjet shokuese të momenteve të shpërthimit. Pastaj nga fytyrat e fëmijëve të vrarë. Më pas nga të sakatuarit në spitale. Jemi revoltuar nga mashtrimet e Sali Berishës, kemi ndjerë turp kur pamë thasët me lekë që zbrazeshin në tavolinën e Bashkisë për të konvertuar me para dhimbjen e familjeve të të vdekurve.

Na ngatërruan më pas në spiralet pa fund të gjyqeve që vetëm drejtësi nuk bënë. Pastaj u mësuam.. Shohim Berishën, Mediun, Ramën, ish-ministrat, ministrat… Qeshen ata: “Ne e kemi harruar, harrojeni dhe ju”.

Por atje nën tokën e Gërdecit, aty buzë autostradës ku kalojmë përditë, ka eshtra fëmijësh të vrarë. Fëmijë të tretur.

I ndjeri Ardian Klosi shkruan në librin e tij, pjesë të të cilit janë botuara nga DITA se “të gjithë që kanë punuar në Gërdec kanë qenë në skajin e mbijetesës”.

Ai zhvilloi takime me banorët dhe i intervistoi ata para botimit të librit:

“Më ka habitur tej mase mirësia e njerëzve që kam takuar, sinqeriteti, mikpritja. Të gjithë që kanë punuar në Gërdec kanë qenë në skajin e mbijetesës, që kanë pranuar të punojnë në ato kushte. Shumica e viktimave janë prej familjesh të ardhura ose nga fshatrat e Martaneshit, ose të Gramshit, krahina me bukuri të rrallë, por sot të braktisura, njerëz të mësuar me punë të rëndë e të ndershme, që ranë në kurthin e pagesave të shpejta e gjoja të sigurta në një fushë të minuar.

Shumica e të vrarëve janë vajza të reja, me fëmijë të vegjël ose në djep, apo dhe prindër të moshuar që kërkojnë të mbajnë në shkollë fëmijët e tyre. Pastaj të mitur si Flavio Deliu e Erison Durdaj, ata që s’patën kurrfarë lidhjeje e dijenie për bizneset e Albademilit me Ministrinë e Mbrojtjes.

Për hir të kujtimit të tyre dhe barrës që i bie çdo njeriu të vetëdijshëm në Shqipëri për të mos i harruar dhe për të ndryshuar gjendjen e shtetit ku jetojmë, më mbetet vetëm të kujtoj në fund thënien e një gazetareje amerikane: bashkëpunëtorja kryesore në krimin e korrupsionit është indiferenca jonë” – shkruan Klosi në pjesët e librit botuar nga DITA.

Më poshtë, 26 viktimat e Gërdecit (pati edhe vdekje dhe vetëvrasje të mëvonshme, ndërkohë që numri i të gjymtuarve përjetë nuk u saktësua kurrë):

Zelfi Sali Ahmeti lindur më 28.6.1956

Shqipe Dilaver Alhasa lindër më 13.8.1983

Roland Gëzim Alla lindur më 18.6.1987

Arben Selajdin Ase lindur më 10.2.1967

Jetmir Sali Ballazhi lindur më 29.2.1988

Hysen Abaz Cani lindur më 10.5.1957

Related Posts

Jepet alarmi/ Në Shqipëri është futur një produkt rrezikshëm, mund të helmojë fëmijë e të rritur

Në vendin tonë është futur 985 kg acuge e kriposur me prezence të parazitit L3 Anisakis me risk serioz për shëndetin e njeriut. Ky parazit mund të…

LAJM ASPAK I MIRË! Ja çpo ndodh sot me euron dhe dollarin

Sot, më 17 mars 2025, dollari amerikan blihet me 91 lekë dhe shitet me 92 lekë. Euro blihet me 99 lekë dhe shitet 99.5 lekë. Franga zvicerane…

“Acar dy ditët e para të javës, pastaj..” Sinoptikani jep parashikimin e motit per javën: Kthesa e motit vjen ditën e..

Java nis nën ndikimin e temperaturave të ulëta dhe reshjeve. Meteorologu Hakil Osmani thote se e hëna ka sjellë rënie të temperaturave dhe në disa zona malore,…

Këto 3 shenja të horoskopit e nisin javën mbarë! Fat në karrierë dhe zhvillime pozitive në…

Java e re që sapo ka nisur sjell me mundësi për zhvillim, ndryshim dhe përmirësim në jetën e përditshme. Sipas astrologëve, në ditët në vijim, tre shenja…

Bëhen publike komentet e Rozanës për Nedën kur ishte banore në ‘Big Brother’

Rozana Radi dhe Neda Balluku mesa duket nuk i kanë raportet mirë. Vite me parë Rozana ishte shprehur ashpër për Nedën kur ajo ishte banore në ‘Big…

Zhduket prej 18 ditësh 20-vjeçari në Tiranë, familjarët kërkojnë ndihmë për gjetjen e tij

Një 20-vjeçar nga fshati Drenovicë i Dimalit ka humbur kontaktet me familjen e tij që prej datës 26 shkurt 2025. Bëhet fjalë për Nikolas Mjelli, i cili…