“Ropt jua ***, marre ju koft. A keni gj’ak shqiptari”, trajneri në Kosovë humbet toruan (Video)

Një episod qesharak ka ndodhur sot në Ligën e Parë të futbollit në Kosovë, ku protagonist është trajneri i njohur Faruk Statovci.

Ai u ndëshkua me karton të kuq në ndeshjen mes Rilindjes 1974 dhe Trepçës që përfundoi në barazim 1-1, pasi ofendoi rëndë arbitrat e takimit, për të cilin me siguri e pret një dënim i ashpër.

“Ropt jua ***, marre ju koft. A keni gjak shqiptari”, ishin fjalët e Statovcit.

Trajneri ka kërkuar falje përmes një reagimi në rrjetet sociale dhe ka treguar arsyet pse erdhi “shpërthimi” i tij ndaj arbitrave.

“Të nderuar shikues dhe tifozë të futbollit,

Në rrjetet sociale dhe portale po qarkullon një video ku shfaqem i nervozuar. Për këtë sjellje kërkoj falje, pasi nuk përfaqëson kulturën time, por ishte një reagim i çastit. Arsyeja e këtij reagimi është ajo që ndodhi sot në fushë gjatë ndeshjes Trepça 1:1 Rilindja, ku skuadra jonë, Rilindja, u dëmtua rëndë nga vendimet e gjyqtarëve.

Vendimi për të akorduar një penallti të padrejtë kundër nesh ishte i pajustifikueshëm dhe skandaloz. Një referim i tillë nuk i shërben futbollit kosovar dhe është jashtë çdo standardi. Si trajner, gjatë gjithë karrierës sime nuk kam përjetuar një referim të tillë, as para dhe as gjatë luftës. Kjo është e tepërt dhe e papranueshme. Shpresoj që drejtësia në futboll të triumfojë dhe të kemi një garë të ndershme për të gjithë”, shkruan Statovci në rrjetet sociale.

Related Posts

NEW H0T 6

94 ditë në det të hapur – Shpëtohet peshkatari që mbijetoi me buburreca dhe ujë shiu

Peru, 16 Mars 2025 Një peshkatar 61-vjeçar nga Peruja, Máximo Napa, është shpëtuar i gjallë në ujërat ndërkombëtare pas 94 ditësh në det të hapur. Anija ekuadoriane…

“Bëhu burrë e mbaj qëndrimet e tua”, Gjesti i kthehet Eglit: A s’paskam qenë burrë a

Egli Tako vërehet dukshëm se ka ndërruar lojën me rifutjen në shtëpinë më të famshme në Shqipëri. Ajo po mban një distancë nga Gjesti e po ashtu…

Olsa Muhameti për Gjestin: Erdhi nga disa probleme reh’abiIitimi, na është lutur shumë dhe e morëm në Big Brotherin e Kosovës

Producentja e Big Brother VIP Kosova 3, Olsa Muhameti, ka folur për largimin e Gjestit nga ky format dhe kalimin në atë të Shqipërisë. Ajo tha se…

Detaje/ I dogʝi makinat xhaxhait, i riu është djali i Lirie Xhepës që u νra nga kunati!

Zbardhen detaje të reja në lidhje me ngjarjen ku Marius Xhepa i dogji makinat xhaxhait të tij. Marius Xhepa është djali i Lirie Xhepës, që u vra…

‘Edhe sikur të gjithë të ikni dhe 5 të mbeten’! Reagimi i familjarëve të Eglit pas rënies së ndjekësve

Pas rënies së ndjekësve në rrjetet sociale, familjarët e Eglit kanë reaguar me një mesazh në llogarinë e saj personale të “Instagram”-it, duke theksuar se mbështetja e…