Dita e verës ka nisur me vranësira, reshje të pakta dhe temperatura deri në 25 gradë celsius, por nesër termometri do të shënojë 28 gradë celsius.
“Dita e sotme me vranësira, reshje të pakta e të kufizuara në skajin verior, kthjellime më të dukshme në jug e lindje. Termometri shënon 25 gradë celsius. Nesër e njëjta tablo sinoptike. Rritje me 3-4 gradë e temperaturave. Të shtunën termometri shënon nga 8-28 gradë celsius”, tha sinoptikanja Ladja Porja për A2cnn.
Por sipas meteorologes, nga e diela rikthehet dimri në vend, me reshje shiu dhe rrebeshe. Temperaturat do të ulen me 3-5 gradë ndërsa nga e hëna rikthehen reshjet e borës.
“Të dielën fuqizim i vranësirave, prezentë të reshjeve rrebeshe kryesisht në zonat perëndimore. Temperaturat zbresin me 3-5 gradë më pak. Nga e hëna deri të mërkurën mot i paqëndrueshëm shi, të hënë të martë rrebeshe kryesisht në veri më pak në pjesën tjetër. Të hëhën pasdite rikthehen e dëborës në veri e verilindje dhe të martën e të mërkurën reshje bore në të gjithë zonat malore. Temperaturat do të jenë nga 2-19 gradë, ndërsa në mesjavë termometri zbret në minus 4 gradë në zonat e thella malore. Nga e premtja e shtuna ditë tipike vere, kalojmë në dimër”. /korrieri