E dashura e Safet Bajrit, një “BAD GIRL” e përfshirë në ν’rasje, çfarë zbuluan kamerat sipas prokurorisë

Herët në mëngjes më 10 gusht 2018, Safet Bajri, i njohur si i forti i Dobracit, u nis nga Tirana bashkë me të dashurën e tij, E.A., ish-miss dhe Astmer Bilalin, pasi kishte planifikuar vrasjen e Fatbardh Licit.

Në Lezhë mbërrijnë në orën 06:11, prej andej në Shkodër.

Sipas SPAK, dyshohet se Safet Bajri dhe Bilali marrin automjetin e vjedhur dhe afrohen te lokali që Sokol Lici kishte me qira.

Aty pinte çdo mëngjes vëllai i Sokolit, Fatbardh Lici.

Këtë të fundit e qëllojnë me breshëri kallashnikovi, duke e lënë të vdekur në vend.

Pas vrasjes, mjeti ka lëvizur në drejtim të Dobracit, ku ka hyrë në rrugicën që të çon te lokali i Bajrave, ku dyshohet të ketë zbritur Safet Bajri.

Më pas, Astmer Bilali djeg automjetin që përdorën në vrasje.

Njëzet minuta më vonë, është E.A., e dashura e Safetit, që drejtonte automjetin me të cilin janë larguar.

Para hetuesve, vajza ka deklaruar se ka qenë në Tiranë kur ka ndodhur vrasja, por në fakt ka gënjyer, pasi shfaqet në pamjet filmike në Shkodër 20 minuta pas atentatit ndaj Licit.

Për këtë arsye, SPAK ka firmosur urdhër-arrest ndaj saj dhe ajo ka përfunduar në pranga, nën dyshimet për krijim të kushteve për të kryer vrasje dhe përkrahje të autorëve të krimit.

Sipas hetuesve, ka dyshime se ajo kishte dijeni për ngjarjen. SPAK thotë se ishte Behar Bajri që përplasi Ibrahim Licin e Astmer Bilalin.

Fatbardh Licin e vranë në shenjë hakmarrjeje, pasi dyshonin se Ibrahimi kishte vrarë mikun e tyre, Boran Bërcana, dhe partneren e tij, Silvi Ndoci. Boran Bërcana dyshohej si autor i atentatit me tritol ndaj Pellumb Kullës, dhëndrit të Licëve.

Bërcana ishte shok me Gjin Ndojin, që u vra, sipas SPAK, nga Behar Bajri. Safet e Behar Bajri dhe Astmer Bilali janë tashmë zyrtarisht të akuzuar për vrasjen e Fatbardh Licit.

Ata u tradhtuan nga kamerat e sigurisë në qytet dhe, në çdo lëvizje, u fokusuan./korrieri

Related Posts

“A do vish me mua”/ Parashqevi Simaku rikthehet në skenën muzikore pas një dekade mungesë!

Këngëtarja Parashqevi Simaku ka risjellë një këngë të krijuar mbi një dekadë më parë, të titulluar “Dashuria”. “A do të vish me mua, se të dua”, është…

Horoskopi ditor , e shtunë, 15 mars 2025

Branko dhe pasqyra astrologjike për të shtunën 15 mars 2025! Yjet flasin në gjuhën e tyre të lashtë dhe misterioze, duke ndikuar në energjitë e ditës. Zbulo…

Rikthehet Egli! Çfarë pritet të ndodhë të shtunën në Big Brother VIP/ Del videoja

E shtuna e kësaj jave të jetë plot të papritura në Big brother VIP, spektaklin që vetëm thyen rekorde në vende. Në promon e publikuar në faqen…

Një ‘vizitor’ i papritur hyri në shtëpi, si e pritën banorët?

Loja e mos reagimeve ka vazhduar edhe ditën e sotme në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, “Big Brothe VIP 4”. Pjesë e kësaj sfide është bërë…

“Do ma fshijë Top-i”— G-Bani deklarate te forte për Eglin: “Mora vesh që kishe pas…” (Video)

G-Bani, një nga konkurrentët më të përfolur të “Big Brother VIP Albania”, ka ndarë një postim të gjatë në Instagram ku reflekton mbi eksperiencën e tij në…

Çfarë po fsheh produksioni? Vserlo ka puthur me dh*në Loredanën?

Prej orësh rrjetet sociale po ziejnë nga pretendimet se në shtëpinë e Big Brother VIP Albania ka ndodhur një ngjarje e rëndë: Vserlo dyshohet se ka puthur…