4.4 ballë, 11 të lëη’duar. Natë aηkthi në shtetin fqinj: Banorët kalojnë orët jashtë nga f’rika e një tjetër tërmeti

Një natë paniku ka përfshirë Napolin dhe zonat përreth, pasi një tërmet i fuqishëm me magnitudë 4.4 ballë, këtë të enjte 01.25 ka tronditur qytetin, duke detyruar mijëra banorë të braktisin shtëpitë dhe të kalojnë orët e errëta jashtë, mes frikës dhe pasigurisë.

Të tmerruar nga lëkundjet e fuqishme, shumë qytetarë dolën me nxitim nga banesat, duke mbushur rrugët e qytetit dhe duke kërkuar strehim në makina apo në sheshet publike.

Dridhjet u ndjenë në të gjithë rajonin e Campania-s, ndërsa ndërtesat u përkulën nën goditjen sizmike, raporton noa.al.

Në Pozzuoli, pranë epiqendrës së tërmetit, një shtëpi pjesërisht u shemb, duke lënë të plagosur një person, i cili u shpëtua nga rrënojat. Napoli Today raportoi se midis 11 deri 14 persona kërkuan ndihmën e shpejtë për kujdes mjekësor.

Mëngjesi e gjeti qytetin në një atmosferë të rënduar, me dhjetëra banorë që ende nuk guxonin të ktheheshin në apartamentet e tyre, duke u dridhur nga frika e një tjetër goditjeje.

Energjia elektrike u ndërpre në disa zona të Napolit, duke e bërë natën edhe më të vështirë për ata që mbetën të pasigurt dhe të ekspozuar ndaj të ftohtit. Pas tërmetit fillestar, pasuan edhe dy lëkundje të tjera më të dobëta, por të mjaftueshme për të mbajtur banorët në ankth.

Në mes të kaosit, autoritetet ngritën një qendër emergjence për të vlerësuar dëmet dhe për të ndihmuar të prekurit. Ndërkohë, shkollat në Pozzuoli dhe dy lagje pranë saj u mbyllën sot për të lejuar kontrollet e stabilitetit të ndërtesave.

Një natë e gjatë frike dhe pasigurie ka lënë gjurmë të thella tek banorët e Napolit, të cilët edhe tani, me dritën e diellit, pyesin veten: A është ky vetëm fillimi? /noa.al

Related Posts

Më ke puthur dhe gishtat e këmbës’! Xheneta i kujtoi momentet e bukura bashkë, si reagoi Gjesti?

Sfida e mosreagimit i vendosi banorët e “Big Brother Vip” para shumë surprizave gjatë ditës së djeshme dhe sot në shtëpi. Megjithatë, më e papritura ndodhi sot,…

Horoskopi ditor, E Premte 14 Mars 2025

Dashi (21 Mars – 19 Prill) Shumë gjëra kanë ndodhur kohët e fundit dhe eklipsi i fuqishëm hënor i djeshëm ndoshta solli një kulm dhe nxori në…

Ak’sidєnt tragjik në Bulqizë: Një e re humb jєtën, pesë të pIagosur transportohen në Tiranë

Një aksident i rëndë automobilistik ka tronditur mbrëmjen e sotme qytetin e Bulqizës, ku një makinë tip “Fuoristradë” ka dalë nga rruga, duke shkaktuar vdekjen e një…

Egli reagon për herë të parë: Ndihem e trishtuar, por nuk ndodhem në asnjë spital psikiatrik – e fajëson Gjestin për të gjitha

Egli Tako u largua pak ditë më parë nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, Big Brother VIP. Ajo ka reaguar për herë të parë që pas…

E FUNDIT/ Xheneta futet ne BBV4, nuk do ta besoni reagimin e Gjestit…

View this post on Instagram A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip) View this post on Instagram A post shared by Big Brother Alb…

“ZEMERTHYER” I jep FUND GJESTIT??? Pas disa ditësh heshtje, flet Egli Tako: “Nuk kam arsye ta takoj Gjestin jashtë…askush nuk ma…

Pas disa ditësh heshtje dhe largim nga rrjetet sociale, Egli Tako është rikthyer me një postim të gjatë ku shpreh të gjitha ndjesitë e saj dhe gjendjen…