Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e sotme në një familje shqiptare në Greqi. Raportohet se një 53-vjeçar shqiptar ka plagosur për vd ekje me thikë bashkëshorten e tij në Selanik. Pas ngjarjes tragjike, shqiptari është hedhur nga ballkoni i banesës.
Mediat greke raportojnë se shqiptari e ka goditur vazhdimisht me thikë në bark gruan e tij. Përshkak të pl agëve të marra, 44-vjeçarja ka humbur jetën. Pas krimit, shqiptari është hedhur nga ballkoni në katin e dytë të shtëpisë dhe ka mbetur i pl agosur rëndë. Ai është dërguar menjëherë në spitalin Papanikolaou, ku po merr ndihmë mjekësore.
Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe për të zbuluar shkaqet që çuan në këtë tr agjedi.