Afrimiteti i vazhduar mes Valbonës dhe Jozit ka bërë që të lindin dyshime mes banorëve. Ka qenë vetë Jozi ai, i cili i ka rrëfyer Gertës që ka qenë i lidhur me Valbonën dy vite më parë.
Gjatë qëndrimit në shtëpi, Valbona ka ruajtur afrimitetin me këngëtarin. Gerta ka shtuar dyshimet se ata kanë qenë çift, e më pas e ka diskutuar me Olën, e cila po ashtu mbante të njëjtin qëndrim.
Më pas u zbulua se dyshja kanë luajtur një lojë, duke gënjyer se kanë qenë partnerë jashtë shtëpisë së BBV. Situata e krijuar ka shkaktuar debat të ashpër mes Gertës, Jozit dhe Valbonës, të cilët kanë shpërthyer në akuza të ashpra ndaj njëri-tjetrit.