“Nuk është aspak e drejt”- Rizarta e godet keq produksionin në transmetim të drejtpërdrejt. Rizarta Hoxha ka akuzuar produksionin se ka transmetuar një bisedë të paautorizuar nga dhoma e rrefimit

Një ngjarje e papritur ka ndodhur në spektaklin e së martës mbrëma të Big Brother VIP Albania 4, kur banorja Rizarta Hoxha ka akuzuar produksionin se ka transmetuar një bisedë të paautorizuar nga dhoma e rrefimit, duke shkaktuar shqetësim te publiku dhe vetë ajo.

Në klipin që u transmetua gjatë “Prime”-it, Rizartës iu shfaq një bisedë e saj që kishte zhvilluar në dhomën e rrefimit, ku ajo shprehej se nuk i gjykon prindërit e saj, duke thënë se “aq kanë ditur dhe aq kanë bërë në rritjen e saj”. Kjo deklaratë, e cila u transmetua pa pritur, ka tingëlluar jo fort mirë për shumë shikues, duke nxitur reagime të ndryshme.

Në momentin kur iu shfaq klipi, Rizarta reagoi menjëherë dhe shprehu shqetësimin e saj, duke thënë: “Kjo nuk ishte fare e drejte. Ajo biseda që po behej, nuk kisha dijeni që do jepej, që do transmetohej. Fakti që kam qenë skeptike që të vija këtu brenda është pikërisht sepse nuk doja që të transmetoheshin ato fjalë. Nuk është e drejtë, vërtet. Unë mendoja se po bëja një bisedë me psikologen”.

Ndërkohë, prezantuesi i spektaklit, Ledion Lico, iu përgjigj menjëherë Rizartës, duke i sqaruar se ato fjalë nuk ishin pjesë e një diskutimi privat me psikologen, por një bisedë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania, dhe se produksioni ka të drejtën t’i transmetojë.

Related Posts

Ndëshkohet Gjesti pasi go*iti Vserlon dhe Olën — “Vëllai i madh” e vesh si pulë

Në episodin e fundit të spektaklit, “Vëllai i Madh” vendosi ta dënojë Gjestin duke e çuar direkt në nominim. Gjesti është përfshirë në disa debate të ashpra…

Gjesti i jep instruksione berberit të huaj me gjestikulacione: “Më prishe vetullën herën e fundit”

Një video e reperit Gjesti është bërë virale në rrjetet sociale, ku ai shihet duke i dhënë instruksione një berberi të huaj për të prerë flokët e…

“Të përjashtohet, G0DlTl me shupIakë”, debat i fortë mes Gjestit, Olës dhe Viserlos për gjuajtjet me vezë

Është komentuar me debate të forta situata mes Olës, Viserlos dhe Gjestit, pasi ky i fundit i goditi me vezë në fytyrë. Ola dhe Viserlo reaguan të…

Vëllai madh merr këtë vendim për Gjestin

Gjatë ditës së sotme Gjesti ka goditur me vezë në kokë Vserlon dhe Olën. Ky incident erdhi si pasojë e një përplasjeje mes banorëve. Gjesti dhe Aldo…

Ledioni ofendon rëndë banorët e shtëpisë së “BBVA”

Ledioni në prezantimin e “BBVA”, shumë herë po humbë kontrollin në raport me banorët në shtëpi. Derisa banorët po bërtisnin me zë të lartë me njëri-tjetrin, Ledioni…

Neda ia thotë në sy Gjestit: “Me ikjen e Eglit..”

Neda sot ka komentuar lojën e Gjestit për ditët e fundit. Ajo e kritikoi për lojën e tij me vezë, drejtuar Vserlos dhe Olës. Neda ndër tjera…