U aksidєntua teksa udhëtonte me të birin, qytetari falenderon vajzat dhe djemtë që i qëndruan pranë

Një qytetar ka dërguar një mesazh në redaksinë e JOQ Albania për të falënderuar publikisht dy djem dhe dy vajza që e ndihmuan pas një aksidenti automobilistik në zonën e Qytetit Studenti në Tiranë.

Ai ndodhej në makinë bashkë me djalin e tij 5-vjeçar kur humbi kontrollin dhe u përplas me një pemë. Fatmirësisht, si ai ashtu edhe djali nuk pësuan lëndime.

Më poshtë mesazhi i plotë i qytetarit:

“Mirëmbrëma JOQ Albania! Doja të bëja një falënderim shumë të madh për një djalë dhe dy vajza që më ndihmuan dje kur bëra aksident në orën 15:40 në Qytet Studenti, në Tiranë. Djali ishte me motor, ndërsa vajzat më qëndruan pranë deri në momentin që më mori ambulanca. Ishte dhe një djalë tjetër që qëndroi aty me ne. Unë i falënderoj nga zemra për çdo gjë dhe uroj që çdo ditë e jetës së tyre të jetë me shëndet dhe lumturi. Unë dhe djali, fatmirësisht, nuk pësuam lëndime dhe jemi në shtëpi shëndoshë e mirë. Aksidenti ndodhi si pasojë e humbjes së kontrollit nga ana ime, nuk e kuptova si ndodhi. Isha me djalin tim 5-vjeçar në makinë dhe isha nisur të merrja dy çunat e tjerë në shkollë, kur papritmas humba kontrollin dhe u përplasa me një pemë. Por ato vajzat dhe ata dy djem më qëndruan pranë deri në momentin që erdhi ambulanca, dhe doja t’i falënderoja shumë për mbështetjen që më dhanë.”

Ky gjest tregon edhe një herë se mirësia dhe solidariteti nuk mungojnë mes njerëzve. Falë reagimit të shpejtë të këtyre të rinjve, qytetari dhe djali i tij patën ndihmën e nevojshme në një moment të vështirë.

Related Posts

NEW H0T 4

Përpl aset nga motori, humb jetën një burrë. Emri

MALIQ- Një aksident i rëndë ka ndodhur në afërsi të fshatit Leminot të Maliqit. Abedin Salillari 68 vjeç, u përplas nga një motor ndërsa ecte në anë…

Ak sident fatal në Korçë, një person humb jetën pasi u përpl as nga një motor

Aksident fatal në Maliq – 68-vjeçari humb jetën pasi u përplas nga një motor Një aksident me pasojë humbjen e jetës ka ndodhur mbrëmjen e sotme në…

Valbona i hidhet në qafë Gertës, kjo i shkul flokët (Video)

Situata në Big Brother sa vjen dhe rëndohet. Gerta dhe Valbona nuk kanë sheshuar debatet, por debatet u bënë edhe më të vështira. Derisa Gerta po u…

I thonë të gjithë që Arbana të bêri me lekê! Edi nuk mban me e thote troc: Ja kush është femra që më ndihmoi shumë në fillim

Eduart Grishaj ka folur në ZëmeMirën si rrallëherë për jetën e tij që nga fëmijëria e bukur dhe e vështirë, tek jeta sot. Ka folur për profesionin…

Kujtonte se e tra dhtonte gruaja dhe mori dedektiv privat, burri nga Tirana sh okohet nga ajo që zbulon

Në emisionin “Fol me Psikologen” është trajtuar një rast ndryshe. Protagonist i saj është një 40-vjeçar nga Tirana, i cili ka rrëfyer se si e gruaja që…