“Hetim keqdashës, i qëllimshëm e në kundërshtim me ligjin”, avokatët e familjes Veliaj: U vu në hetim që në mars dhe u mbajt e fshehtë!

Mbrojtja juridike e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj ka shpërndarë një koment në lidhje me hetimin e SPAK dhe mënyrën sesi është menaxhuar informacioni i shpërndarë ndaj këtij hetimi.

Publikimi i argumenteve ligjore të Veliajt vjen pasi SPAK reagoi me një njoftim zyrtar ku rendiste katër veprat penale që po heton.

Sipas mbrojtjes së Veliajt, rrëzohen të gjithë argumentin e përdorur ndaj SPAK, duke e konsideruar hetimin si keqdashës, të qëllimshëm dhe në kundërshtim me ligjin.

Hetim keqdashës, i qëllimshëm dhe në kundërshtim me ligjin

1. Nisja e procesit hetimor pa dyshim të arsyeshëm

• Procesi hetimor është iniciuar mbi bazën e një kallëzimi anonim dhe të dhënave të supozuara (fiktive), pa u paraqitur prova ose indicie të mjaftueshme që të krijojnë dyshimin e arsyeshëm ligjor.
• Nuk kuptohet qartë vepra penale për të cilën është kallëzuar ose dyshohet E.V.
• Nëse kallëzimi është bërë konkretisht në emër të EV, prokurori kishte detyrimin ligjor ta regjistronte emrin e tij në regjistrin e veprave penale. Nga ai moment duhej të fillonte edhe llogaritja e afatit gjashtëmujor të hetimit.

2. Fshehja e faktit të vendosjes në hetim të EV dhe familjes

• EV dhe familja e tij janë vënë në hetim faktik që në muajin mars 2024, por ky fakt është mbajtur i fshehtë nga Prokuroria, me pretendimin se hetimi po bëhej “për veprën penale” dhe jo “kundër personit”.

• Megjithatë, veprimet hetimore të kryera kanë qenë të përqendruara realisht te persona konkretë, duke krijuar situatën e një hetimi substantivisht individual ndaj EV (dhe të tjerëve), pa e njoftuar zyrtarisht këtë status.

3. Kërkesa për kontrolle dhe sekuestrimin e telefonave pa mandat

• Prokuroria ka kërkuar kontrolle dhe ka kryer sekuestrimin e telefonave, në mungesë të një urdhri të posaçëm gjyqësor (mandati), duke shkelur procedurën ligjore në fuqi.

• Telefoni është marrë jo vetëm pa vendim gjykate (madje gjykata nuk e ka pranuar kërkesën e prokurorit), por edhe pa pëlqimin e përdoruesit. Ai nuk është sekuestruar si një objekt me të cilin është kryer një vepër penale, por me qëllimin për të kërkuar të dhëna që mund të përdoreshin në një vepër të supozuar. Me fjalë të tjera, ka qenë një sekuestrim në kërkim të veprës, jo i provës për një vepër penale të përcaktuar.

4. Intimidimi dhe dhuna agresive ndaj të thirrurve si “persona në dijeni”

• Personat e thirrur me cilësimin “persona në dijeni” janë përballur me qasje kërcënuese dhe dhunë të stilit “sigurims”, duke u detyruar përmes presioneve dhe frikësimit të dëshmojnë kundër vetes.

5. Keqpërdorimi i cilësimit “persona në dijeni” për EV dhe AX

• Edhe pse EV dhe AX janë de facto nën hetim, janë thirrur nga Prokuroria si “persona në dijeni” me qëllim që t’i detyrojnë të dëshmojnë kundër vetes ose anëtarëve të familjes, duke i privuar kështu nga e drejta e detyrueshme për avokat mbrojtës.

6. Tejkalimi i afateve hetimore

• Afatet hetimore janë tejkaluar. Sipas ligjit, periudha gjashtëmujore e hetimit duhet të fillojë që në momentin kur ndaj EV dhe AX kanë nisur veprimet hetimore specifike, e jo më vonë.

7. “Fishing expedition”

• Hetimi duket i qëllimtë ndaj një individi, jo për një vepër penale të caktuar, por për vetë personin (E.V), me synimin për ta kapur medoemos në një shkelje, qoftë penale apo administrative.

8. Dalja në media e informacioneve mbi hetimin

• Informacione të ndryshme lidhur me hetimin janë transmetuar në media, duke krijuar hapësirë për interpretime keqdashëse dhe denigruese ndaj figurës së kryetarit të bashkisë. Kjo ka nxitur një perceptim publik të fajësisë së EV, duke dëmtuar parimin e prezumimit të pafajësisë dhe duke cenuar barazinë e palëve në proces.

• Një veprim i tillë mund të përbëjë shkelje të rënda, qoftë përmes dashjes apo neglizhencës, pasi përbën keqadministrim të hetimit dhe dëmton integritetin e procedurës penale./top channel

Related Posts

Përpl aset nga motori, humb jetën një burrë. Emri

MALIQ- Një aksident i rëndë ka ndodhur në afërsi të fshatit Leminot të Maliqit. Abedin Salillari 68 vjeç, u përplas nga një motor ndërsa ecte në anë…

Ak sident fatal në Korçë, një person humb jetën pasi u përpl as nga një motor

Aksident fatal në Maliq – 68-vjeçari humb jetën pasi u përplas nga një motor Një aksident me pasojë humbjen e jetës ka ndodhur mbrëmjen e sotme në…

Valbona i hidhet në qafë Gertës, kjo i shkul flokët (Video)

Situata në Big Brother sa vjen dhe rëndohet. Gerta dhe Valbona nuk kanë sheshuar debatet, por debatet u bënë edhe më të vështira. Derisa Gerta po u…

I thonë të gjithë që Arbana të bêri me lekê! Edi nuk mban me e thote troc: Ja kush është femra që më ndihmoi shumë në fillim

Eduart Grishaj ka folur në ZëmeMirën si rrallëherë për jetën e tij që nga fëmijëria e bukur dhe e vështirë, tek jeta sot. Ka folur për profesionin…

Kujtonte se e tra dhtonte gruaja dhe mori dedektiv privat, burri nga Tirana sh okohet nga ajo që zbulon

Në emisionin “Fol me Psikologen” është trajtuar një rast ndryshe. Protagonist i saj është një 40-vjeçar nga Tirana, i cili ka rrëfyer se si e gruaja që…

Mësuesja lë punën nga rroga e ulët, do ngelni pa fjalë se çfarë ‘DETYROHET’ të punojë në Tiranë

J. Palushi e kishte menduar ndryshe mësuesinë, kur fitoi të drejtën e studimit në Fakultetin e Shkencave të natyrës për matematikë në vitin 2009. “Në fillim e…