“Më ke urryer kur kam qenë unë në BB”/ PërpIaset banorja me opinionisten në PRIME

Një përplajse e papritur ka ndodhur gjatë mbrëmjes së sotme live në “Big Brother VIP Albania”.

Teksa po komentonte lojën e Rozanës dhe Laertit, Neda u shpreh se kjo dyshe janë hileqarët më të mëdhenj të këtij edicioni, pasi sipas saj kanë bërë një bashkpunim që para hyrjes së tyre në BBV dhe loja e tyre po bëhet dyshe në shtëpi. Mirëpo, ky koment nuk është pritur mirë nga Rozana e cila i është kthyer Nedës duke i thënë se e ka personale me të, qysh nga koha kur Neda ishte pjesë e BB dhe Rozana nuk ishte aspak simpatizante e saj.

“E di që e ke personale, e ke patur që në fillim dhe uroj që nëse unë dal nga shtëpia dhe ti të festosh ashtu siç kam festuar unë kur ke dalë ti. Unë e di pse e ke ti por megjithatë nuk ka problem… Meqënëse je shoqja e Valbonës, për shoqen flet vetëm fjalë të mira, për mua s’ka problem, unë e di pse e bën”– iu drejtua Rozana.

Nga ana tjetër Neda tregoi për publikun takimin e saj dhe Rozanës, takim i cili ka ndodhur në biznesin e kësaj të fundit, pak vite pas daljes së Nedës nga BB. Sipas saj, Neda ka blerë një fustan tek biznesi i Rozanës, i ka paguar lekët e gjithashtu i ka bërë edhe reklamë, gjë që nuk do e bënte nëse do të kishte patur diçka personale me të.

“Unë mendoj që personale e ke ti me mua, sepse ti s’më ke dashur si ish banore dhe ti nuk e duron dot që ajo vajza që ke urryer dhe ke hedhur mllef, sot është opinioniste që po të jep mendime ty”- ia ktheu Neda.

Related Posts

Pamjet ‘epike’ të Bashës, i përgjigjet Ramës duke kënduar me këngën e Unikatil: Ku i ke shokët?

Pas ironive të kryeministrit Edi Rama, Lulzim Basha nuk ka vonuar dhe i është përgjigjur me një video në rrjete sociale. Në makinë duke udhëtuar, me në…

H0RR0R/ Transportuan një F0SHNJE në një qese pIastike për ta shitur, arrestohen 4 persona

Një ngjarje e rëndë raportohet se ka ndodhur në Torino, ku një çift maroken u arrestua me akuzën se sollën në vend një vajzë të porsalindur dhe…

Aks*dent tragjik në afërsi të Shkodrës/ U përplas me makinën që po dilte nga servisi, humb j*tën 25-vjeçari!

Një aksident tragjik ka ndodhur para pak minutash në aksin Shkodër-Velipojë, në zonën e Bërdicës, ku një 25-vjeçar ka humbur jetën pasi motori me të cilin po…

Në krye të ekipit austriak / Mjeku shqiptar bën gjestin e madh, mori të rinjtë që u d’ogjën në disko për trajtim në Austri

Në emisionin Top Story të Grida Dumës në Top Channel mbrëmjen e djeshme, raportoi nga vendngjarja gazetari Eraldo Harlicaj i cili ka ndjekur hap pas hapi ngjarjen…

Pse po e mbron produksioni?/ Gjesti tregon hapur që i kanë dhënë urdhër të prerë që të mos e ngacmojë këtë banorë

Ditën e djeshme, gjatë një bisede në kuzhinë me Vserlon, Gjesti ka bërë një deklaratë që ka tërhequr vëmendjen e publikut. Ai është shprehur hapur, duke nxjerrë…

Menaxherja e Eglit thumbon Shqipen dhe Ronaldon, i thotë këto fjalë

Opinjonistët e Fun Club BBVA, Shqipe Hysenaj dhe Ronaldo Sharka kanë komentuar lojën e Eglit në emisionin e fundit. Siç duket opinjonet e tyre nuk i kanë…