SPAK në hall të madh! Dy deputetë paguan Nuredin Dumanin për vr sjen e bujshme

Ilir Meta dhe dy deputetë akuzohen se kanë porositur vrasje, Naçot e liruan: a do shkojë SPAK te politikanët e lidhur me bandat dhe Nuredinin?

Prokuroria e Posaçme ka në dorë një “armë” shumë të fortë në betejën që politika ka nisur kundër saj dhe ajo është “Sky Ecc”.

Deri më sot, SPAK ka goditur në nivelet e larta vetëm në aspektin e korrupsionit, pa u futur te lidhjet me krimin. Rasti i vetëm është i Jurgis Çyrbes, por nën rrogoz flitet se ka shumë njerëz të rëndësishëm që hanë dhe pinë me krimin. Madje sot u bë e ditur se ka deputetë që kanë porositur dhe vrasje.

Deklarata u bë në gjyqin ndaj të akuzuarve të dosjes “Plumbi i Artë”, ku ka vijuar dëshmia e Nuredin Dumanit. Në seancën e sotme pati një deklaratë të fortë nga i arrestuari Enver Diva, i cili u përplas me Nuredin Dumanin.

“Nuredin Dumani takoi 2 biznesmenë dhe 2 deputetë në një lokal, i dhanë foton e Talo Çelës dhe një çantë me lekë dhe i thanë ‘e duam të vrarë’, pse nuk i tregon ky këto…?!”, tha ai. Vetë Dumani e mohoi, por i penduari i drejtësisë nuk i ka rrëfyer të gjitha dhe kjo nuk është hera e parë që dalin emra politikanësh.

Pak javë më parë ishte po Nuredin Dumani që deklaroi se kishte dalë nga burgu falë dhëndrit të vëllait të Nasip Naços, kur ky i fundit ishte ministër Drejtësie.

Dumani ka shpjeguar se dhëndri i vëllait të Nasip Naços në atë kohë ka qenë shef i spitalit, kurse ai ishte arrestuar për pengmarrje. Për të dalë nga qelia ka paguar 40 mijë euro. “I bënë letrat sikur isha për të vdekur. Dhe më nxorën nga burgu gjasme vuaja nga zemra”, ka vijuar Dumani dëshminë e tij.

Ndërkohë dëshmia më e fortë e tij është bërë kur u arrestua. Nuredin Dumani ka hedhur dritë për një nga vrasjet më të dyshimta në vend, atë të vitit 2017, kur u vra vëllai i ish-deputetit socialist Arben Ndoka. Aleksandër Ndoka, anëtar i këshillit bashkiak të Lezhës u vra në dhjetor të vitit 2017 nga persona ende të paidentifikuar në afërsi të banesës së tij. Vrasja që në atë kohë dyshohej se ishte politike.

Dumani ka thënë se vrasja e Ndokës është porositur nga Ilir Meta, i cili në atë kohë ishte kryetar i LSI dhe gjatë fushatës pati një sherr të fortë me Arben Ndokën në Lezhë.

Tani pyetja që ngrihet është: A do shkojë SPAK te politikanët e lidhur me bandat? A po verifikohen dëshmitë në fjalë dhe a kemi deputetë dhe ish-presidentë që kanë porositur vrasje? Ato që mund ta zbardhin këtë janë përgjimet e “Sky Ecc” dhe deri më tani SPAK ka qenë e rezervuar te politikanët që dalin aty. /Pamfleti

Related Posts

E FUNDIT: Familjarët e Gjestit reagojnë ashpër ndaj Eglit

Rikthimi i Eglit në shtëpinë e “Big Brother Vip” duket se ka shkaktuar pakënaqësi tek shumë nga ndjekësit e formatit, përfshirë këtu edhe familjarët e Gjestit. Në…

“Nuk ikën dashuria për 9 ditë”/ Rozana për raportin Egli-Gjesti: Kush e di ça pret publiku…

Dita e sotme ka qenë mjaft e qetë në shtëpinë e “Big Brother VIP 4”, me biseda dhe thashetheme të ndryshme. Rozana dhe Ola teksa ndodheshin të…

Kadastra shkarkon babain e 4 fëmijëve me dy prindër të moshuar dhe gruan e sëmurë me t*mor

Një rast i paprecedent ka ndodhur në Durrës, aty ku një qytetar në vështirësi të madhe ekonomike është shkarkuar nga puna në Kadastrën e qytetit, dhe prej…

Ky shtet sjell reformat/ Nënat me dy ose më shumë fëmijë do të përjashtohen përgjithmonë nga tatimi mbi të ardhurat

Hungaria ka prezantuar sot një reformë gjithëpërfshirëse për të mbështetur nënat duke i përjashtuar ato kryesisht nga pagesa e tatimit mbi të ardhurat. “Hungaria po bën histori…

Olsa Muhameti plas deklarate “B0MBE”: Gjestit nuk do ja japi cmimin e madh Big Brother VIP Albania 4!

Producentja e ’’Big Brother VIP Kosova 3’’, Olsa Muhameti ka folur rreth ish-banorit të asaj shtëpie, Gjestin. Teksa ishte e ftuar në ‘Natën me Aulonën’, ajo u…

“Gjesti do duhet të marrë urdhër mbrojtje, nëse ajo b…”/ Juristja habit me deklaratën!

E ftuar sot në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharka ishte Mardiola Baco për të komentuar rikthimin e Eglit në “Big Brother VIP 4” e shumë të…