Pse gruaja shqiptare ecte pas burrit?

Në shoqërinë tradicionale shqiptare, veçanërisht në segmentet rurale të saj, gjatë rrugëtimit, vajza ose gruaja e shtëpisë nuk duhej të ecte para babait, dajës, xhaxhait, vëllait, apo bashkëshortit.

Pra, asnjëherë vajza ose gruaja nuk mund të ecte para burrave.

Në paragrafin 14 te Kanuni i Dibrës, theksohet prerazi:

“Nuset e gratë e shpisë, kudo me shkue, duhet me pasë nji burrë përpara. Vetëm mrena katundit ato mund të përcillen prej një djali të ri që nuk është në moshë të armëve”.

Detyrimi për t’i lënë gjithmonë gratë prapa burrave ndër shqiptarët është interpretuar si dëshmi simbolike e shpërfilljes deri në përçmim ndaj vajzave e grave.

Por, përtej një interpretim të tillë, ecja e gruas gjithnjë prapa, e shndërronte atë në një mburojë natyrore, shumë të sigurt për bashkëshortin ose çdo burrë të fisit të saj ose të bashkëshortit që i printe në rrugët plot rreziqeve të krahinave fshatare.

Gruaja nuk mund të vritej në mënyrë të qëllimshme dhe për rrjedhojë, edhe burri që i printe asaj nuk mund të vritej prapa krahëve.

Në paragrafët 2945, 2946 dhe 2947 te Kanuni i Skëndërbegut theksohet prerazi:

“Për gjak burri vret burrë… gruaja nuk vritet as për gja k gruaje. Pushka asht për burra. Burri nuk kapet me gra, gruaja është e paprekshme… kush vret grua koritet…”

Në studimet për shoqërinë tradicionale shqiptare pothuajse asnjëherë nuk është argumentuar misioni fisnik i këtij statusi të nënrenditur të vajzave e grave në krahasim me atë të burrave përgjatë rrugëtimeve, sidomos në rajonet me shkallë më të lartë rrezikshmërie.

/Zyhdi Dervishi – “Lente të ndërveprimit simbolik”/

Related Posts

Detaje/ I dogʝi makinat xhaxhait, i riu është djali i Lirie Xhepës që u νra nga kunati!

Zbardhen detaje të reja në lidhje me ngjarjen ku Marius Xhepa i dogji makinat xhaxhait të tij. Marius Xhepa është djali i Lirie Xhepës, që u vra…

‘Edhe sikur të gjithë të ikni dhe 5 të mbeten’! Reagimi i familjarëve të Eglit pas rënies së ndjekësve

Pas rënies së ndjekësve në rrjetet sociale, familjarët e Eglit kanë reaguar me një mesazh në llogarinë e saj personale të “Instagram”-it, duke theksuar se mbështetja e…

Zgjedhjet e 11 Majit/ Hidhet shorti i renditjes së subjekteve në fletët e votimit! Koalicioni i Berishës i pari

Tiranë, 16 mars 2025 – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka përfunduar hidhen e shortit për renditjen e subjekteve zgjedhore në fletët e votimit për zgjedhjet e…

Kritika të forta për rikthimin në Big Brother, reagojnë familjarët e Eglit: E frikshme është nëse…

Rikthimi i Egli Takos në shtëpinë e Big Brother VIP Albania ka shkaktuar një stuhi reagimesh nga publiku. Ndjekësit, të cilët më parë e kishin mbështetur pas…

Zhdukja e 15-vjeçares nga Kosova alarmoi Francën, Ambasada e Shqipërisë në Paris jep lajmin e mirë

Ambasada e Shqipërisë në Paris njofton se 15-vjeçarja nga Kosova, Merina Syla e zhdukur pa gjurmë tre ditë më parë, është rikthyer te familja e saj. Ajo…

A do të ketë reshje shiu? Parashikimi i motit për ditën e nesërme, ja çfarë pritet të ndodhë me temperaturat

Reshjet e shiut pritet të jenë prezente që në orët e para të 24-orëshit në pjesën më të madhe të vendit. Gradualisht reshjet do të humbasin intensitet…