“Do marrim masa!”/Ç’ndodhi me Parashqevi Simakun në spital?Iliriani paralajmëron dy infermieret shqiptare: Nëse ndodh..

Elton Iliriani ka zbuluar mbrëmjen e djeshme gjendjen e këngëtares pas shtrimit në spitalit psikiatrik.

Në disa video të postuara në InstaStory, është shprehur se ai e ka takuar atë në spital dhe gjendja është shumë më mirë, në krahasim me ditën kur është paraqitur.
Por Ilirjani ka treguar se dy infermiere me origjinë shqiptare e kanë takuar atë në spital, me dashamirësi por pa lejen e familjarëve, duke u bërë thirrje që kjo të mos ndodhë më.“Sapo kam dalë nga një takim me Parashqevi Simakun në spital dhe ajo ishte shumë më mirë se herët e tjera dhe vihet re ndryshimi i saj. Nuk është se është në momentin e saj më të mirë dhe çdo gjë do të jetë më mirë kur të lerë spital, por në krahasim me ditën e parë kur u paraqit në spital ajo është shumë më mirë.

Për arsye që janë të kuptueshme, unë nuk kam ndarë me ju vendndodhjen e saj sepse familja ka zgjedhur që kjo është konfidenciale. Ajo më tha se dy infermiere me origjinë shqiptare e kanë takuar… më tha se ishin shumë pozitive dhe kishin dëshirë për ta ndihmuar, por kur fola me familjarët e saj të ngushtë ata nuk i aprovojnë këto vizita, për të ruajtur privatësinë e saj.
U bëj thirrje dy zonjave që të mos e takojnë më, dhe nga tani vizitat do të kontrollohen nga familjarët sepse është një shkelje e privatësisë së pacientit. E përsëris që Parashqevia më tha se takimi ishte dashamirës, por familjarët nuk i pranojnë. Nëse doni ta takoni duhet të kërkoni leje nga familjarët, djalit të saj, vëllait, nipit dhe mbesës. Në rast të kundërt do të marrim masa, dhe nuk do doja të kishim përplasje ligjore. Nuk do doja të isha në mes të kësaj situate, janë familjarët që vendosin dhe ne duhet t’i respektojmë ata. Këto janë çështje me shumë zarar dhe mund t’ju kushtojnë shumë.

Ta mbyllim me diçka pozitive, Parashqevia po bëhet mirë dhe kam besim që për pak javë mund t’i kthehet jetës në shtëpi dhe gradualisht të rehabilitohet. Gradualisht aty do më lindë dhe mua puna që bashkë me të të bëjmë një art të jashtëzakonshëm bashkë”, u shpreh ai.

Related Posts

Më ke puthur dhe gishtat e këmbës’! Xheneta i kujtoi momentet e bukura bashkë, si reagoi Gjesti?

Sfida e mosreagimit i vendosi banorët e “Big Brother Vip” para shumë surprizave gjatë ditës së djeshme dhe sot në shtëpi. Megjithatë, më e papritura ndodhi sot,…

Horoskopi ditor, E Premte 14 Mars 2025

Dashi (21 Mars – 19 Prill) Shumë gjëra kanë ndodhur kohët e fundit dhe eklipsi i fuqishëm hënor i djeshëm ndoshta solli një kulm dhe nxori në…

Ak’sidєnt tragjik në Bulqizë: Një e re humb jєtën, pesë të pIagosur transportohen në Tiranë

Një aksident i rëndë automobilistik ka tronditur mbrëmjen e sotme qytetin e Bulqizës, ku një makinë tip “Fuoristradë” ka dalë nga rruga, duke shkaktuar vdekjen e një…

Egli reagon për herë të parë: Ndihem e trishtuar, por nuk ndodhem në asnjë spital psikiatrik – e fajëson Gjestin për të gjitha

Egli Tako u largua pak ditë më parë nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, Big Brother VIP. Ajo ka reaguar për herë të parë që pas…

E FUNDIT/ Xheneta futet ne BBV4, nuk do ta besoni reagimin e Gjestit…

View this post on Instagram A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip) View this post on Instagram A post shared by Big Brother Alb…

“ZEMERTHYER” I jep FUND GJESTIT??? Pas disa ditësh heshtje, flet Egli Tako: “Nuk kam arsye ta takoj Gjestin jashtë…askush nuk ma…

Pas disa ditësh heshtje dhe largim nga rrjetet sociale, Egli Tako është rikthyer me një postim të gjatë ku shpreh të gjitha ndjesitë e saj dhe gjendjen…