Vritet kryebashkiaku, u qëllua teksa ishte në makinë me djalin! Plagoset i mituri

Kryebashkiaku i Arenillas, Eber Ponce Rosero, vdiq pasi u qëllua me pesë plumba teksa po lëvizte me makinë me djalin e tij të mitur drejt juglindjes së Ekuadorit.

Ishte Shoqata e Komunave të Ekuadorit (AME) ata që njoftuan nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale një ditë më parë (12 janar).

“Me pikëllim njoftojmë vdekjen e kryetarit tonë të dashur të Arenillas,” njoftoi AME, duke shpjeguar se ngjarja ndodhi pas orës 16:30 (koha lokale) kur kryebashkiaku 45-vjeçar u sulmua nga një burrë, identiteti i të cilit ende nuk dihet.

Sipas asaj që raportoi gazeta ekuadoriane “El Comercio”, nuk është e qartë nëse kryebashkiaku ishte kërcënuar më herët.

Ndërkohë Policia e Ekuadorit përmes një komunikate tha se “ngjarja e dhunshme” e regjistruar në Arenillas “rezultoi me tre plagë me armë zjarri. I plagosuri u transferua në një qendër mjekësore, ku fatkeqësisht u konfirmua vdekja e kryebashkiakut. Djali i tij i mitur u plagos por pa rrezik për jetën”.

Në Ekuador, shtet i Amerikës Latine, vrasjet e politikanëve janë një dukuri e zakonshme.

Ekuadori prej kohësh po përjeton epokën e tij më të përgjakshme për shkak të trafikut të drogës dhe bandave lokale të cilët janë në luftë për kontrollimin e rrugëve, burgjeve dhe rrugëve të drogës.

Në gusht të 2023 u ekzekutua kandidati për president të Ekuadorit, Fernando Villavicencio. Ekzekutim i cili solli një zinxhirë vrasjesh në radhët e politikanëve ekuadorianë.

Related Posts

Behuni gati! Moti bën kthesën e papritur, ja çfarë na pret javën e ardhshme

Për javën që presim përpara vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të paqëndrueshme për shkak të masave ajrore në qarkullim relativisht të lagështa. Kjo…

Xheneta zyrtarisht pjesë e Top Channel si opinioniste, do e shohim në këtë emision…

Finalistja e Big Brother VIP Kosova 3, Xheneta Fetahu, është një nga emrat më të komentuar të momentit dhe duket se po shfrytëzon famën e saj për…

“Është për të ardhur keq se sa të mjerë janë…”/Gjesti e përzgjodhi për t’u rikthyer në shtëpi, G Bani: Nuk më ka dhënë një shans mua, por…

Iftuar ditën e sotme në emisionin “Big Brother VIP Fan Club” ka qenë ish-banori, G Bani. Artisti i mirënjohur u përjashtua nga loja me Zarf të Zi…

Motra e Eglit ‘rrëfehet’ dhe ndan një sekret: “Raporti me Gjestin..”

Motra e Eglit i ‘rrëfehet’ Heidit. Flet per raportin me Gjestin dhe i ndan një sekret! Intervistën e plotë e gjeni në vazhdim. View this post on…

Ronaldo ia thotë në sy Livias: Këta dy persona ta vodhën Big Brother-in!

Sot ne bigbrothervip fanclub Ronaldo ia tha në sy Livias: Mevlani dhe Rozana të vodhën Big Brother-in! Intervistën e plotë e gjeni me poshte. View this post…

“Kush i afrohet më asaj” – Ledioni habit me deklaratën për Eglin

Big Brother VIP Albania do të ketë një tjetër zhvillim të madh, pasi 3 ish-banorë do t’i bashkohen shtëpisë. Kjo mundësi u krijua përmes “valixhes së tundimeve”,…