Gjesti, një nga banorët më të aktivë në “Big Brother VIP Albania”, ka vazhduar të përballet me tensione të forta në shtëpi.
Së fundmi, ai ka pasur një përplasje të ashpër me Jozin dhe G Banin, ku ky i fundit e priti menjëherë që në hyrje.
Gjatë një momenti të tensionuar, G Bani përmendi edhe familjarët e Gjestit, duke e ofenduar atë dhe përmendur emrat e nënës dhe motrës së tij, duke krijuar një situatë edhe më të ndërlikuar.
Në përgjigje, Gjesti, i cili ka pasur një qëndrim të qetë përballë ofendimeve, i hodhi ujë në kokë G Banit, duke intensifikuar situatën.
Më pas, reperi e ndoqi, dhe përplasi kokën me të, duke bërë që tensioni të eskalonte edhe më tej.
Disa nga veprimet e G Banit janë konsideruar si bullizim nga ndjekësit, por mbetet për t’u parë se si do të trajtohen këto sjellje nga ana e produksionit të spektaklit.
Tensionet mes banorëve po bëhen gjithnjë e më të dukshme dhe pritet të sjellin edhe përplasje të tjera.