“Më rrahu në sy të djalit”/ Rikthimi në shtëpinë e dhunës: Momenti kur mbaroi çdo gjë

Pas përfundimit të operacionit të rrezikshëm që kërcënonte jetën e saj e të djalit, Nexhi e la maternitetin me mrekullinë e saj të vogël në krahë që peshonte veç 1 kg. Ndryshe nga nënat e tjera që pranë u gjendet bashkëshorti për t’i dhënë një përqafim a për t’i ndihmuar, ajo s’mori asgjë nga këto.

Në fakt, ditën e daljes nga materniteti, në shkallët e tij, kujton ajo në “Ka Një Mesazh Për Ty” nga “E Diela Shqiptare” në Tv Klan, u rikthye dhuna e mëparshme. Mjaftoi një fjalë që bashkëshorti t’i shkulte flokët e ulërinte që gjithçka të kthehej si më parë, në frikë e deri depresion.

Për të pakësuar shpenzimet, Nexhi dhe ish-burri i kërkuan nënës së tij që t’i pranonte në shtëpi me djalin. Me shumë rezistencë, ajo ua hapi derën derisa një ditë i flaku jashtë sërish. Dhuna nuk ndalonte në asnjë moment, familjarët e Nexhit e dinin dhe i kërkonin të largohej, por ajo s’e bënte. Një ditë, vëllait iu desh ta dëshmonte realitetin e tmerrshëm të së motrës.

Nexhi: Ndodhi një debat kur unë u dhunova fizikisht me djalin në krahë vetëm dy javësh dhe në sy të vëllait tim. Vëllai im, ky i dyti sepse të madhin e kisha në Itali dhe nuk donim ta shqetësonim, pavarësisht se ishte pak në dijeni, më thoshte që “unë s’kam pse të bëj burg ose s’kam pse të ushtroj dhunë te një person që është i dhunshëm, unë mundohem të flas me fjalë” dhe e uli në kafe dhe i tha “vendos, nuk ke pse ti të ushtrosh dhunë pikërisht në syrin tim”.

Ardit Gjebrea: Në momentin që ushtroi dhunë në syrin e tij…

Nexhi: E ka tërhequr vëllai im, e ka mbajtur fort dhe i ka thënë “të lutem, të kam vëlla dhe ty”.

Frika dhe dëshira për të pasur një familje e kishin ngërthyer Nexhin në një rreth vicioz nga i cili nuk e gjente forcën të dilte. Pas një tjetër episodi dhune në sy të të birit, vendosi të largohej vetëm për t’u rikthyer sërish me idenë se ndryshimi mund të kishte ndodhur. Përplasja me dhunën vijoi derisa Nexhi nuk pranoi më që jeta e saj të vazhdonte njësoj si 7 vitet e shkuara.

Ardit Gjebrea: Çfarë të mbante ty të lidhur me të?

Nexhi: Nuk e di. Tani që e kuptoj, ishte vetëm frika ime për të ecur përpara, frika dhe më dukej sikur opinioni që unë do të kthehesha në Elbasan, do të më gjykonin… ishte e para dashuri e imja, e doja shumë familjen dhe prandaj e krijova edhe aq të vogël, e kisha idhull. Në qoftë se unë kam pasur diçka në jetën time idhull, ka qenë familja.

Ardit Gjebrea: E di, por si mund të rritej djali yt duke parë nënën që dhunohej nga babai i vet?

Nexhi: Ndodhi edhe kjo.

Ardit Gjebrea: Ndodhi?

Nexhi: Kur djali ka qenë një vjeç e gjysmë, e operojmë dhe kur kthehemi nga dalja e spitalit, unë i them që pse s’është marrë një tortë për djalin? Aty ka qenë dhuna e fundit që mbaroi çdo gjë, duke u rrahur me rrip pantallonash, i kam edhe foto, aty unë nuk munda dot më, duke ma nxirë syrin që kur e kujtoj, dridhem dhe djali ishte me kateter dhe vinte nëpër shtëpi duke na parë. Në atë kohë, njoftoj prapë vëllain, ai vjen dhe ai thotë “jo, ti nuk do të rrish më këtu, në qoftë se ti do të rrish, nuk do të rrish më këtu”, merr çunin, më merr mua dhe kthehem në Elbasan. Pas shumë tentativave, duke u përpjekur ky, duke kërkuar falje, gjëra që të riktheheshim prapë bashkë, kthehem prapë. E di, është gabimi im, ishte shumë gabimi im por duke më premtuar që ta bëja vetëm për hir të djalit sepse nuk rrinte dot larg djalit dhe mendova sepse ishte vërtet shumë i vogël, mezi e kam rritur, e laja vetë, vinte mami çdo fundjavë, mbaronte punën dhe nisej për në Tiranë që më ndihmonte, kishte raste që nisej në darkë dhe ikte në Elbasan në mëngjes se sëmuresha shumë shpejt nga imuniteti. Kur kthehem, nuk zgjati më shumë se dy muaj.

Ardit Gjebrea: U përsërit prapë dhuna?

Nexhi: Dhuna fizike jo sepse nuk e lejova më. Nuk e lejova më, në momentin që tentoi i thashë stop, boll, nuk ke të drejtë të më prekësh në asnjë moment më, boll të kam duruar. Ishte dhunë psikologjike, me fjalë të rënda…

Ardit Gjebrea: Kur thua dhunë psikologjike çfarë nënkupton?

Nexhi: Me fjalë të rënda, shumë ofenduese, deri te familjarët e mi. Aty i thashë të lutem, largohu nga shtëpia. Ka qenë ora 12 e gjysmë e natës, ditën e ditëlindjes së djalit./tvklan.al

Related Posts

“Kjo me gurë e unë me dërrasa!”/ Zybetja tregon si e qëlloi motra: Me çantë, bam në kokë!

Në fillim të seancës së ndërmjetësimit në “Shihemi në Gjyq”, Behija dhe Zybetja treguan se kishin pasur edhe përplasje fizike mes tyre për kredinë. Behija e ka…

Dhimbja e fashitur nga dashuria, vajza falenderon nënën: Prej teje kam jetën e dytë!

Furtunat e jetës e goditën Nexhin që në moshën 19-vjeçare, me një histori dashurie që për 7 vite e ktheu në viktimë të dhunës. Ajo ndau në…

24-vjecarja lind papritur dhe nuk e dinte që ishte shtatzën

Nje vajze e re nuk e dinte qe ishte shtatzen deri sa papritur ajo kishte rrjedhje gjaku dhe me urgjence shkoi ne spital. Por me pas ajo…

Bora dhe ngricat, Ministria e Arsimit pezullon përkohësisht mësimin në 77 shkolla. Ja cilat janë

Tiranë- Ministria e Arsimit dhe Sportit ka informuar se për shkak të situatës së rënduar nga moti i keq, rekomandimeve te autoriteteve përgjegjëse për emergjencat civile, si…

Mesazhi prekës i Anthony Hopkins pas zjarreve që i shkatërruan shtëpinë

Aktori i famshëm dhe fitues i dy çmimeve Oscar, Sir Anthony Hopkins, ka ndarë një mesazh prekës për të gjithë ata që janë goditur nga zjarret shkatërruese…

G-Bani kërcënon Gjestin: Me më prek mua, ty të prek nana të … (Video)

Që nga hyrja e Gjestit në Big Brother VIP Albania 4, disa banorë kane filluar ta bullizojnë, ta ofendojnë por edhe ta kërcënojnë artistin nga Kosova. Kërcënimet…