Si qëndron e vërteta e ribashkimit të Romeos dhe Heidit, mediat: Veshaj vijon lidhjen me brunen “misterioze”

Romeo Veshaj dhe Heidi Baci, çifti që u krijua gjatë kohës së qëndrimit të tyre në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania 3” dhe që u bënë një prej dysheve më të komentuara nga publikut për ndarjen mes tyre pas përfundimit të spektaklit, kanë marrë sërish vëmendjen e ndjekësve.

Romanca e tyre vazhdoi për disa kohë edhe jashtë shtëpisë, por ata vendosën të ndahen për arsye që nuk i kanë zbuluar publikisht. Pas ndarjes, dyshja filloi të mos ndiqej më njëri-tjetrin në rrjetet sociale dhe hoqën gjithashtu të gjitha fotot e përbashkëta nga profilet e tyre.Sidoqoftë, këtë javë u shkruajt se kanë vendosur t’i japin një mundësi të dytë lidhjes së tyre, pasi veprimi i fundit i tyre tregon se romanca është rikthyer.

Romeo dhe Heidi tani kanë nisur sërish të ndjekin njëri-tjetrin në rrjetet sociale, një hap që lë të kuptohet se romanca e tyre ka marrë një tjetër drejtim. Por duket se mes tyre nuk ka një rikthim. Nga ajo çfarë mundëm të mësonim, Heidi dhe Romeo nuk janë rikthyer së bashku.

Ndjekja në Instagram, është vetëm një shenjë që dyshja duket se nuk ka mëri ndaj njëri-tjetrit, por jo se janë rikthyer. Heidi aktualisht është rikthyer në Shqipëri për të drejtuar Big Brother Fan Club, por sapo përfundon me xhirimet, ajo largohet nga Tirana, duke preferuar që të qëndrojë me familjarët e saj.

Nga ana tjetër, Romeo po vijon me angazhimet e tij, tashmë larg televizionet. Dyshja nuk është parë bashkë që në verë. Vetëm pak javë më parë, të dy ishin pjesë e një eventi të zhvilluar në Tiranë. Por ashtu si të pranishmit pohuan, mes tyre nuk kishte as edhe një përshëndetje, dhe jo më një takim.

Ishte fillimi i tetorit, kur edhe Panorama shkroi për një flirt të ri që aktori kishte nisur. E tashmë, kur kanë kaluar më shumë sesa dy muaj, miqtë pranë tij zbulojnë se lidhja që fillimisht përflitej si thashetheme, tashmë është konfirmuar.

Të shumtë janë njerëzit që e kanë parë tashmë Romeon në shoqëri të vajzës brune që gjithnjë e më shpesh po shfaqet krah tij. Fillimisht, miqtë e afërt të tij ishin skeptik rreth fatit që kjo histori do të kishte. Por kur kanë kaluar disa javë, partnerja e re e Romeos, e shoqëron kudo artistin. Ndonëse deri më tani, çifti i ri nuk ka dalë ende hapur, të shumtë janë ata që e kanë marrë vesh për këtë histori.

Ditët e fundit, çifti ka qenë edhe në zonën e ishBllokut, ku vëllai i Romeos, ka edhe një biznes. Nën shoqërinë e miqve të përbashkët, çifti ka qëndruar në një nga baret e njohura në qytet, por pa dhënë shumë skena, si për të mos u zbuluar. Vajza në fjalë, nuk është e famshme, por ka shumë miq në fushën e showbizzit, ndaj edhe në një nga këto evente, ajo është njohur me Romeon, pak ditë pasi historia ishte mbyllur.

Rrethi i ngushtë i Romeos, bën me dije se nuk e dinë kohën fiks kur ai dhe Heidi u ndanë, por dinë se në fillim të shtatorit, kur Romeo iu rikthye netëve live si këngëtar, partnerja e tij e shoqëronte. Duket se kjo histori po vijon dhe Romeo dhe Heidi tashmë i përkasin të shkuarës, pasi Heidi po shijon famën në televizion, ndërsa Romeo historinë e re të dashurisë.

Related Posts

Po Iufton me vd*kjen, vogëlushi 3-vjeçar ka nevojë urgjente për ndihmën e shqiptarëve

Një fëmijë vetëm 3-vjeç, i cili ndodhet në gjendje kome, ka nevojë urgjente për ndihmën e shqiptarëve. Gjendja shëndetësore e vogëlushit të quajtur Gëzim është kritike dhe…

Horoskopi ditor, e enjte 3 prill 2025

Dashi Kjo ditë nuk do të jetë aspak në ritmin e duhur, pasi do të jetë e mbushur me probleme të sferës profesionale dhe ekonomike. Është një…

“Big Brother VIP” drejt fundit, Gerta edhe Rozana “kokë më kokë” për finalistin e parë…MENDIMI JUAJ, KUSH SHKON N’FINALE?

Gjatë mbrëmjes së djeshme në “Big Brother VIP Albania 4”, sipas një mekanizme nga Vëllai i Madh, banorët kanë vendosur dy persona që meritojnë finalen. Të ndarë…

“Tavani rrezikon t’i shembet mbi kokë”, e moshuara në mëshirë të fatit

Zgjidhja për të moshuarit e vetmuar mbeten azilet, por në pamundësi për strehim në institucionet publike, azilet private janë të papërballueshme, përveç problematikave të sigurisë. Pagesat fillojnë…

‘Djali ka 15 vjet që më ka b’raktisur’, drama e të moshuarit të së’murë

Inside Story/ ‘Djali ka 15 vjet që më ka braktisur’, drama e të moshuarit të sëmurë ‘Kam një djalë në Itali, ai më braktisi fare ka 10-15…

Filmi “Adolescence” si një pasqyrë e tragjedisë së Martin Canit, me zërin e dridhur nëna e tij rrëfehet në Top Story: Ende s’na kanë kërkuar falje! Dua dënim për përgjegjësit

Filmi “Adolescence” në Netflix është përqafuar nga publiku i gjerë pasi secili prej nesh gjen një copëz të vetvetes në shoqërinë modern ku jetojmë. E ne shqiptarët…