Rrëzimi i avionit , kutitë e zeza, 4 minuta pa regjistrim!

Kutitë e zeza të avionit të pasagjerëve që u rrëzua në Korenë e Jugut muajin e kaluar, duke i marrë jetën 179 personave, ndaluan çdo regjistrim 4 minuta përpara se ai të bënte një ulje emergjente e të shpërthente në pistë.

Zyrtarët që po hetojnë aksidentin më vdekjeprurës të aviacionit prej pothuajse tre dekadash në këtë vend, kishin shpresuar që informacionet e përftuara nga regjistruesi i të dhënave të fluturimit dhe ai i zërit në kabinë do të hidhnin dritë mbi arsyet përse fluturimi 7C 2216 i kompanisë Jeju Air, i nisur nga Bangkoku, u gjend në vështirësi duke bërë një zbritje të vështirë e duke shpërthyer në fund në një lëmsh flakësh pas përplajes me një mur në fund të pistës së fluturimit.

Fatkeqësitë i mbijetuan vetëm dy persona. Ministria koreano-jugore e transportit njoftoi megjithate se kutitë e zeza kanë reshtuar së funksionuari rreth katër minuta përpara rrëzimit.

Në deklaratën e saj theksohet se është e paqartë përse pajisjet ndaluan papritur regjistrimin, e thuhet se do të vazhdojë puna për të përcaktuar shkakun e këtij fenomeni.

Ka ende shumë të panjohura se çfarë e shkaktoi aksidentin e rëndë. Hetuesit fillimisht u përqëndruan tek mundësia e përplasjes me një tufë zogjsh si arsyeja përse piloti humbi kontrollin e avionit.

Por ndërkohë mbetet ende e paqartë se përse nuk aktivizuan rrotat e uljes së avionit. Piloti kishte dërguar një sinal alarmi pak përpara se avioni të dilte nga pista./tch

Related Posts

Partneri i saj i kërkoi distancim, por G-Bani habit me deklaratën për Danjën dhe e fshin menjëherë (FOTO)

Partneri i Danjës, Redi bëri një reagim disa ditë më parë ndaj G-Banit, pas afrimitetit të këtij të fundit me banoren e Big Brother VIP Albania. “Po…

Në vetëm 5 minuta, hyrja e Xhenetës në Big Brother Albania thyen rekorde shikueshmërie (Foto)

Hyrja e Xheneta Fetahut në shtëpinë e Big Brother VIP Albania 4 ka arritur të thyejë rekorde shikueshmërie. Në 5 minuta nga hyrja në shtëpi, videot e…

E rëηdë në Vlorë/ Nëηa e dєhur përρIas në tokë foshηjën 5-muajshe

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak çaste më parë në lagjen “Pavarësia” në qytetin e Vlorës. Një grua rreth 35-vjeçare, në gjendje të dehur, ka përplasur…

“O Astmer je i vogël, ik rritu”/ Pse Astmer Bilali i vr*u xhaxhain “fantazmës” Ibrahim Licit

Detaje të reja kanë dalë në pah nga vrasja e bujshme e Fatbardh Licit. Referuar dosjes së siguruara nga SPAK gjithçka nisi që në orët e para…

“A do vish me mua”/ Parashqevi Simaku rikthehet në skenën muzikore pas një dekade mungesë!

Këngëtarja Parashqevi Simaku ka risjellë një këngë të krijuar mbi një dekadë më parë, të titulluar “Dashuria”. “A do të vish me mua, se të dua”, është…

Horoskopi ditor , e shtunë, 15 mars 2025

Branko dhe pasqyra astrologjike për të shtunën 15 mars 2025! Yjet flasin në gjuhën e tyre të lashtë dhe misterioze, duke ndikuar në energjitë e ditës. Zbulo…