Plagosja e rëndë në Fier/ 40-vjeçari nxirret në pritë nga ish-gruaja, ja cfare i kerkoi i dashuri i saj

Detaje të reja janë zbardhur nga plagosja që ndodhi disa ditë më parë në qytetin e Fierit, ku një 40-vjeçar u qëllua me armë zjarri në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Zogut të Zi”.

Burime për JOQ Albania bëjnë me dije se autori i dyshuar i plagosjes është Klement Beqaj, gjithashtu 40 vjeç, ndërsa prapaskenat e ngjarjes i kanë dhënë rastit një kthesë në kufijtë e të pabesueshmes.

Sipas të njëjtave burimeve, dyshime të forta janë ngritur edhe ndaj ish-bashkëshortes së të plagosurit, shtetasja M.B., njëkohësisht e dashura e autorit të plagosjes.

Burimet sugjerojnë se ajo mund të ketë luajtur një rol të rëndësishëm në ngjarjen e rëndë, duke ndihmuar autorin që ta nxirrte viktimën në pritë, duke e informuar për lëvizjet e ish-bashkëshortit të saj.

Në foton e siguruar nga JOQ Albania janë autori i dyshuar i ngjarjes, Klement Beqaj dhe e dashura e tij, shtetasja M.B., ish-bashkëshorte e 40-vjeçarit të plagosur.

Beqaj raportohet se ka qëlluar me armë zjarri në bark të plagosurin në një lokal në Fier në sy të fëmijë së tij 10-vjeçar. 40-vjeçari ndodhet i shtruar në spital, ku po lufton me vdekjen.

Klement Beqaj është larguar nga vendngjarja pas aktit së bashku me të dashurën e tij me një makinë të marrë me qira dhe vijon të jetë në arrati.

Related Posts

Termometrat me zhivë nuk do lejohen të përdoren më edhe në vendin tonë. Ja afati i fundit..

Të gjithë kemi një termometër të tillë në shtëpi, por deri në fund të vitit 2025, ato duhet të largohen nga shtëpitë dhe gjithashtu nga qendrat shëndetësore…

Shembet masivi i gurëve në galeri, humb j*tën minatori në Bulqizë

Një ngjarje tragjike është regjistruar mesditën e kësaj të shtune në Martanesh të Bulqizës, ku brenda një galerie minerare dyshohet se është shembur një masiv gurësh. Si…

P’rovokon Joz Marku , shfaqet në Prekaz te Jasharajve (Foto)

Pas disa ditësh mungesë në rrjetet sociale, këngëtari Jozi Marku ka rikthyer llogarinë e tij në Instagram, e cila ishte bllokuar përkohësisht si pasojë e reagimeve të…

Pasi i kërkoi të takonte Eglin, partnerja surprizon Olsi Bylykun në ditëlindjen e tij (Video)

Prej më shumë se një viti, pas ndarjes nga Egli Tako, Olsi Bylyku është në një romancë të re me Denada Lurën. Madje, Denada ka treguar mbështetje…

LAJM I TM*RRSHËM PËR DOLLARIN, JA CPO NDODH ME EURON DHE PAUNDIN

Jozefin Marku shkon në Kosovë shfaqet tek Kompleksi Memorial i familjes Jashari në Prekaz (Foto)

Pas disa ditësh mungesë në rrjetet sociale, këngëtari Jozi Marku ka rikthyer llogarinë e tij në Instagram, e cila ishte bllokuar përkohësisht si pasojë e reagimeve të…