Çfarë u gjet në banesën ku ishte mbyllur 21-vjeçarja në Astir

Dalin të dhëna se çfarë është gjetur në tavolinën e apartamentit ku ishte mbyllur 21-vjeçarja Sajma Qordja. Aty ndodheshin pije, shishe birre, mbetje droge, dy pistoleta dhe paketa cigareje të grumbulluara. Kjo ka ndodhur pas telefonatës denoncuese të bërë nga vajza, që ka sjellë mobilizimin e Policisë së Shtetit dhe Forcave RENEA.

Policia ka shpallur në kërkim pesë persona të lidhur me këtë ngjarje. Ata janë S. S., 29 vjeç, A. A., 36 vjeç, dhe O. A., 31 vjeç, të gjithë banues në Tiranë, A. J., 40 vjeç, banues në Vlorë, dhe Joni Sadikaj, 26 vjeç, banues në Tepelenë, i cili është i dashuri i Sajma Qordjas. Hetimet paraprake sugjerojnë se këta persona, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë mbajtur të mbyllur 21-vjeçaren në apartamentin që kishin marrë me qira.

Policia ka njoftuar se vijon puna për kapjen e të kërkuarve dhe hetimet për dokumentimin e plotë të ngjarjes, duke përfshirë edhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë. Ndaj pesë personave të shpallur në kërkim rëndojnë akuzat “Heqja e paligjshme e lirisë”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.

Related Posts

Termometrat me zhivë nuk do lejohen të përdoren më edhe në vendin tonë. Ja afati i fundit..

Të gjithë kemi një termometër të tillë në shtëpi, por deri në fund të vitit 2025, ato duhet të largohen nga shtëpitë dhe gjithashtu nga qendrat shëndetësore…

Shembet masivi i gurëve në galeri, humb j*tën minatori në Bulqizë

Një ngjarje tragjike është regjistruar mesditën e kësaj të shtune në Martanesh të Bulqizës, ku brenda një galerie minerare dyshohet se është shembur një masiv gurësh. Si…

P’rovokon Joz Marku , shfaqet në Prekaz te Jasharajve (Foto)

Pas disa ditësh mungesë në rrjetet sociale, këngëtari Jozi Marku ka rikthyer llogarinë e tij në Instagram, e cila ishte bllokuar përkohësisht si pasojë e reagimeve të…

Pasi i kërkoi të takonte Eglin, partnerja surprizon Olsi Bylykun në ditëlindjen e tij (Video)

Prej më shumë se një viti, pas ndarjes nga Egli Tako, Olsi Bylyku është në një romancë të re me Denada Lurën. Madje, Denada ka treguar mbështetje…

LAJM I TM*RRSHËM PËR DOLLARIN, JA CPO NDODH ME EURON DHE PAUNDIN

Jozefin Marku shkon në Kosovë shfaqet tek Kompleksi Memorial i familjes Jashari në Prekaz (Foto)

Pas disa ditësh mungesë në rrjetet sociale, këngëtari Jozi Marku ka rikthyer llogarinë e tij në Instagram, e cila ishte bllokuar përkohësisht si pasojë e reagimeve të…