Sajma Qordja është e reja e cila “ngriti në këmbë” autoritetet mesditën e kësaj të enjte.
Raportohet se e reja nga Elbasani kishte kërcënuar familjen se do të hidhej nga ballkoni pasi ata nuk pranonin lidhjen e saj. Qordja u largua me të dashurin e saj dhe familja e raportoi të rrëmbyer.
Një telefonatë e të resë ku pretendonte se ishte dhunuar nga disa persona, bënë që forca të shumta policie të “zbarkonin” në adresën që Qordja u komunikoi autoriteteve. Policia njofton se hapja e derës u bë në orës 14:10, nga Forcat “Renea”, pasi Qordja nuk pranonte që të hapte derën.
E reja tani ndodhet nën asistencën e stafit mjekësor dhe nga këqyrja paraprake nuk konstatohen shenja të dukshme fizike.