Gjesti fut dy produksionet në “sherr”, BBVK anulon videon e shumëpritur

Hyrja e papritur e Gjestit në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, ende pa kaluar 24 orë nga dalja e tij nga Big Brother VIP Kosova, ka shkaktuar reagime të shumta dhe ka ndezur debate në publik. Ky veprim ka tërhequr vëmendjen jo vetëm të ndjekësve, por edhe të vetë produksioneve të dy reality show-ve.

Producentja ekzekutive e Big Brother VIP Albania, Olsa Muhameti, reagoi përmes një postimi në rrjetet sociale duke hedhur kunja ndaj edicionit kosovar, duke nënkuptuar një tension mes dy produksioneve. Komenti i saj ka shtuar më shumë kuriozitet mbi marrëdhëniet mes këtyre dy reality-ve dhe strategjitë e tyre të prodhimit.

Ndërkohë, Big Brother Kosova paralajmëroi një rrëfim të rëndësishëm të Gjestit për linjën e jetës në kanalin e tyre zyrtar në YouTube. Megjithatë, pas një pritjeje të gjatë, transmetimi live u ndërpre dhe videoja nuk u shfaq fare.

Ky anulim i papritur ka ngjallur spekulime të shumta, duke ngritur pyetje nëse bëhej fjalë për një problem teknik apo një strategji për të tërhequr më shumë vëmendje dhe klikime nga ndjekësit.

Related Posts

“Rikthehen …”/ Meteorologu Osmani zbulon ‘surprizat’ e motit: Ja çfarë na pret gjatë muajit Maj

Java ka nisur me mot të paqëndrueshëm në disa zona të vendit, me prezencë vranësirash dhe reshjesh shiu, veçanërisht në jug të Shqipërisë. Sipas Hakil Osmanit nga…

Fëmija 4 vjeç rrëzohet në shkallët e kopshtit, dërgohet në spital

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në ambjentet e kopshtit nr. 11 në qytetin e Korçës, ku një fëmijë 4-vjeçar është rrëzuar në shkallë….

Rrëzohet me parashutë partneri i Roza Latit — Ja gjendja e tij

Një incident i frikshëm ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Himarë, pak minuta para spektaklit me fishekzjarre. Xhonatan Islami, i njohur për pasionin e tij ndaj sporteve…

Tërmeti me magnitudë 6.2 ballë godet këtë vend

Një tërmet me magnitudë 6.2 ballë të Rihterit goditi sot provincën Chiapas të Meksikës , sipas Qendrës Gjermane të Kërkimeve për Gjeoshkencat (GFZ). Thellësia fokale e tërmetit…

Politika në zi! VD*S ish-ministri i Jashtëm

Petros Molyviatis, ish-ministër i Jashtëm i Greqisë dhe një figurë kyçe në politikën dhe diplomacinë greke, është ndarë nga jeta sot, të dielën më 4 maj, në…

Çm*ndet moti sot! Ja cfarë pritet të ndodhë

Shqipëria vijon nën mbizotërimin e motit të kthjellët dhe temperaturave relativisht të larta. Orët e pasdites do të sjellin vranësira të lehta e kalimtare nëpër të gjithë…