U tha se Sigurimi e kishte dh*nuar! Mësohet historia e Parashqevisë me Luan Pobratin

Ilir Demalia i ftuar në emisionin Shqip nga Dritan Hila foli për Parashqevi Simakun që ka qenë kryelajmi në dhjetor dhe vazhdon të jetë. Demalia tregon se si e njeh Parashqevinë dhe bisedat me të në Nju-Jork, për Luan Pobratin, shef i sigurimit në kohën e komunizmit, për të cilin thanë se e kishte dhunuar Parashqevinë.

“Unë nuk e kam njohur në Shqipëri, Parashqevi Simakun. Nuk kam pasur asnjë kontakt, veç e kam parë te 15-katëshi. Thonë e ka dhunuar shefi i sigurimit të lartë në kohën e komunizmit, Luan Pobrati. Por nuk e ka dhunuar.

Nga vetë bisedat me Parashqevinë në Nju-Jork ajo thoshte se e donte akoma dhe që ka mësuar shumë nga ai. Pse e keqinterpretojnë? Unë nuk dua të flas për Parashqevinë, por pse nuk bëjnë një analizë për të, si këngëtare, por jo për jetën personale?”, thotë Demalia.

Biznesmeni Elton Ilirjani u shpreh se me rastin e Parashqevi Simakut, për herë të parë një gjykatëse grua në SHBA i hoqi të drejtën e mëmësisë një nëne.

Ai tha se nuk mund të jepte më shumë informacion përse gjykata vendosi që Parashqevi Simaku të mos e takonte djalin e saj, pasi duhej të konsultohej me këngëtaren dhe institucione të tjera.

Duma: Si ishte raporti i të qëndruarit fizikisht, rrinte të ëmës apo të atit, si qëndroi me orë me Parashqevinë?

“Në fillim kishte frikë të hiqte mbulesën, dhe unë i thashë që është e pamundur të takosh mamanë tënde me fytyrë të mbuluar se ajo nuk do të të njohë dhe këtu ramë dakord pas një orë bisede,

ai kishte një ankth të shtuar, ndoshta ka qenë ankthioz me çfarë ka kaluar në jetën e tij, një djalë i ri që nuk e kishte parë nënën e tij,

ndoshta mbante mend kur kishte qenë 5 vjeç dramat dhe përplasjet që kishin pasur, mua Roberti më tha që e kishte marrë djalin me polici se djali ishte diku tjetër, as me Parashqevinë, as me Robertin në momentin që gjykata…

Flas shumë vite më përpara që mori një vendim gjykata, historia e Parashqevi Simakut është shumë e madhe, do duhet shumë emisione ta sqarojmë nga fillimi deri në fund. Është e rrallë, ndoshta edhe hera e parë që një gjyqtare grua t’i heqë të drejtën e mëmësisë një gruaje dhe t’ja japë një burri”, tha Ilirjani.

Duma: E dimë se pse?

“Unë kam informacione, kam informacione të trishta që ndoshta në një emision tjetër do t’i sqarojmë duke u përpjekur të mbrojmë edhe konfidencialitetin, do të doja të konsultohesha me të dhe me institucione të tjera për t’i ndarë, por të rikthehemi tek djali. Djali ishte i traumatizuar, u bind që të vinte dhe më kërkoi diçka. Asnjë video dhe asnjë foto nuk do të merrte imazhin e tij të plotë të fytyrës, edhe anash nuk donte të merrej. Më tha që dua të jem i famshëm dhe i thashë po të dashurën a do ta kesh të famshme apo të jetë Instagram dhe më tha jo, sa më thjeshtë aq më e mirë. Është një mentalitet i qartë i atij vetë që do një jetë të thjeshtë dhe nuk do një jetë ylli. Takimi ishte mbi gjemba, kishte shumë emocion, që nga e ecura e kupton. Ajo është një grua shumë e fortë”, tha Ilirjani.

Related Posts

Jepet alarmi/ Në Shqipëri është futur një produkt rrezikshëm, mund të helmojë fëmijë e të rritur

Në vendin tonë është futur 985 kg acuge e kriposur me prezence të parazitit L3 Anisakis me risk serioz për shëndetin e njeriut. Ky parazit mund të…

LAJM ASPAK I MIRË! Ja çpo ndodh sot me euron dhe dollarin

Sot, më 17 mars 2025, dollari amerikan blihet me 91 lekë dhe shitet me 92 lekë. Euro blihet me 99 lekë dhe shitet 99.5 lekë. Franga zvicerane…

“Acar dy ditët e para të javës, pastaj..” Sinoptikani jep parashikimin e motit per javën: Kthesa e motit vjen ditën e..

Java nis nën ndikimin e temperaturave të ulëta dhe reshjeve. Meteorologu Hakil Osmani thote se e hëna ka sjellë rënie të temperaturave dhe në disa zona malore,…

Këto 3 shenja të horoskopit e nisin javën mbarë! Fat në karrierë dhe zhvillime pozitive në…

Java e re që sapo ka nisur sjell me mundësi për zhvillim, ndryshim dhe përmirësim në jetën e përditshme. Sipas astrologëve, në ditët në vijim, tre shenja…

Bëhen publike komentet e Rozanës për Nedën kur ishte banore në ‘Big Brother’

Rozana Radi dhe Neda Balluku mesa duket nuk i kanë raportet mirë. Vite me parë Rozana ishte shprehur ashpër për Nedën kur ajo ishte banore në ‘Big…

Zhduket prej 18 ditësh 20-vjeçari në Tiranë, familjarët kërkojnë ndihmë për gjetjen e tij

Një 20-vjeçar nga fshati Drenovicë i Dimalit ka humbur kontaktet me familjen e tij që prej datës 26 shkurt 2025. Bëhet fjalë për Nikolas Mjelli, i cili…