I shoqëruar nga forca të shumta sigurie, ekstradohet nga Turqia ‘mbreti’ i kokainës Dritan Rexhepi

I shumëkërkuar Dritan Rexhepi alias Gramos Rexhepi është ekstraduar sot në Shqipëri nga Turqia. Në njoftim, 45-vjeçari, cilësohet si person me rrezikshmëri të lartë shoqërore.

Rexhepi konsiderohej si një ndër narkotrafikantët më të fuqishëm dhe akuzohet se transportonte drogë nga Amerika e Jugut në Evropë. Ai dyshohet të ketë qenë vrasësi i parë me pagesë në vendin tonë dhe është dënuar me 25 vite burgim në mungesë për vrasjen e dy policëve në Fushë-Krujë, Arben Keqi e Durim Kasmi në vitin 1998.

Rexhepi u arratis në vitin 2007 nga policia e Durrësit pasi këta të fundit e morën për t’i bërë një foto e për ta shpërndarë në media. Ndërkohë një vit më pas kapo i bandës së drogës mbahet mend për një arratisje spektakolare nga burgu i Pavias në Itali.

Njoftimi:

Policia e Shtetit

Si rezultat i bashkëpunimit ndërmjet Interpol Tiranës dhe homologëve në Turqi, ekstradohet në Shqipëri, shtetasi i shumëkërkuar Dritan Rexhepi alias Gramos Rexhepi.

45-vjeçari, shtetas me rrezikshmëri të lartë shoqërore, sepse:

-Në vitin 2020, GjKKO-ja i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit”, kryer në bashkëpunim, “Fshehja dhe asgjësimi i kufomës”, “Trafikimi i lëndëve narkotike”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”. Shtetasi Dritan Rexhepi alias Gramos Rexhepi akuzohet se në bashkëpunim me shtetasin G. D., ka urdhëruar rrëmbimin e shtetasit J. P., pasi dyshonte se në vitin 2019, vëllai i shtetasit J. P., kishte vjedhur në Angli, një kontenier me lëndë narkotike në pronësi të 45-vjeçarit dhe bashkëpunëtorit të tij;

-Në vitin 2015, Gjykata e Fierit e ka dënuar me 4 vjet burgim, për veprat penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave ose vizave” dhe “Falsifikimi i vulave, stampave ose formularëve”;

-Në vitin 2013, është dënuar nga Gjykata për Krimet e Rënda, me 25 vjet burgim, për veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Plagosja e rëndë me dashje”, kryer në bashkëpunim, si dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”. Më datë 06.10.1999, në një lokal në Krujë, 45-vjeçari, në bashkëpunim me një shtetas tjetër, ka vrarë me armë zjarri, shtetasin D. K., si dhe ka plagosur pronarin e lokalit, shtetasin R. B., i cili ka humbur jetën më pas, në spital;

-Në vitin 2010, është dënuar nga Gjykata e Apelit e Firences, Itali, me 16 vjet burgim, për pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal, për trafikim të lëndëve narkotike. Shtetasi Dritan Rexhepi alias Gramos Rexhepi është arratisur nga vendi i vuajtjes së këtij dënimi, në Firence. Nga ky dënim i kanë mbetur për të vuajtur 13 vjet, 8 muaj dhe 6 ditë burgim.

Related Posts

Rikthimi i saj nuk i gëzoi të gjithë! Eglit i ndodh GJËMA E MADHE brenda 12 orëve

Egli Tako u rikthye mbrëmë në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania” pas një votimi publik që i dha një shans të dytë për të luftuar për…

“Nuk ka ndjenja, i kujton dikë nga jashtë”/ Ilnisa bën deklaratën shokuese për raportin Laert-Valbona

Marrëdhënia mes Valbonës dhe Laertit në “Big Brother VIP 4” ka shkaktuar diskutime të nxehta, veçanërisht pas një momenti kur gazetarja i tha aktorit se ai nuk…

Kelly nxjerr ‘zbuluar’ produksionin? Flet për Gjestin: Fiku mikrofonin dhe vetëm shante, nuk më…

Pas prime-it të djeshëm në Big Brother VIP Albania, një deklaratë e papritur e Kellyt gjatë një bisede me Rozanën ka bërë bujë. Kelly tregoi se pardje,…

Ak sident t ragjik në vend, humb jetën 55-vjeçari

Aksident me një të vdekur në aksin rrugor Pogradec – Qafe Thanë, në afërsi të kryqëzimit të fshatit Mëmëlisht. Burime pranë vendit të ngjarjes thanë se viktima…

VIDEO virale, zbulohet personi që Rozana takoi në dhomën e dëshirave

Pak ditë më parë u bë shumë virale në rrjetet sociale një video nga “Big Brother VIP 4”, e cila shkaktoi reagime dhe diskutime të shumta. Në…

Disa këngëtarë të grupit ν’diqën. Zjarri fatal në diskotekë, shumë trupa nuk janë identifikuar

Tragjedia në Koçan: 59 të vdekur, mes tyre muzikantë, një polic dhe dhjetëra të rinj – Familjarët bllokojnë spitalin Shkup – Po rëndohet bilanci i tragjedisë së…