“Tek Vet Hospital më morën 4000€ për macen!”

Një denoncim ka ngritur shqetësime për trajtimin dhe abuzimet e pretenduara në një klinikë veterinare në Tiranë. Sipas një qytetaro, macja e tij u diagnostikua me Feline Infectious Peritonitis (FIP) bazuar në analizat dhe kontrollet e kryera në këtë klinikë.

Klinika Vet Hospital në Sauk pretendoi që trajtimi për FIP do të kushtonte rreth 4,000 euro, ndërsa në të vërtetë, sipas mjekëve të tjerë, ilaçi maksimalisht mund të kushtonte 600 euro. Në një konsultim të dytë me veterinerë të tjerë, u konstatua se analizat nuk tregonin asnjë shenjë të FIP. Për më tepër, ekziston një test i shpejtë për këtë sëmundje, i cili nuk u përmend nga klinika e parë.

Vet Hospital refuzoi të jepte dokumentacionin e plotë për diagnozën dhe trajtimin, duke deklaruar se diagnoza e FIP nuk mund të jetë kurrë e sigurt dhe nuk ka test specifik për të.

Gjatë qëndrimit në klinikë, sipas denoncuesit, macja dhe shumë kafshë të tjera mbaheshin pa ushqim, duke u lënë në kushte të papranueshme, gjë që sipas pronarit të maces ishte e qëllimshme.

Macja e qytetarit u transferua për trajtim në një institucion tjetër, ku u diagnostikua dhe u trajtua për një problem tjetër shëndetësor, duke shfaqur përmirësim të dukshëm.

    

DENONCUESI SHKRUAN:

”Përshëndetje! Doja të ngrija një alarm në lidhje me abuzimet që ndodh tek Vet Hospital. Para disa ditësh po kuroja macen, bazuar në analizat dhe kontrollet e tyre e diagnostikuan me FIP, dhe thanë që kura shkon 4 mijë euro.

E mbajtën atje për 3 ditë dhe ndërkohe u konsultova me mjek te tjerë, zbulova që analizat nuk tregonin FIP dhe për FIP kishte një test të shpejt që e diagnostikonte.

Kur terhoqa macen ju kërkova kartelë dhe nuk ma jepnin, ju kërkova diagnozën dhe më thanë që s’mund të ta japim pasi FIP asnjëherë nuk është e sigurt dhe se nuk kishte test për të. Macja u kurua diku tjetër për problemin përkatës dhe është mirë.

Atje ishin një numër goxha i madh macesh që mjekoheshin për FIP dhe mbaheshin pa ushqim, dhe kjo e qëllimshme. Në fund më shkruan vetëm një letër me dorë që macja kishte FIP dhe kurohej për FIP. Komplet abuzim

Mendoj që duhet të shikohet pak si situatë. Kam dhe analizat e bëra prej tyre. Me thane qe eshte veshtire me e gjet ilacin po kushton max 600€ ”

Related Posts

Dalin pamjet/ Loredana shkoi në dasmën e Gjestit për “ha*kmarrje” ndaj dasmes se saj? (Video)

Edhe pse u kritikua për praninë e saj në dasmën e Gjestit dhe Eglit, Loredana vendosi ta sqarojë publikisht arsyen e këtij vendimi, duke thënë se donte…

“Surprizat më të bukura nga 4 edicione” – çka po paralajmëron Sara Hoxha për finalen e Bigut?

Përmes një postimi në Instastory, Hoxha ka zbuluar se finalja e këtij viti do të jetë më e veçanta nga të gjitha. “Të shtunën disa nga surprizat…

Reagon Xum Allushi pasi “fiksimi” i tij Egli u martua me Gjestin — E krahason çiftin me… (Foto)

Dasma e shumëpritur mes Eglit dhe Gjestit në shtëpinë e Big Brother VIP Albania u komentua gjerësisht në rrjete sociale, jo vetëm nga publiku por edhe nga…

E ZHDUKU UNAZEN… Zgjati vetëm pak orë, ndahen çifti i sapomartuar Egli-Gjesti?/“Je i pafytyrë”

Dita nisi e qetë për çiftin e sapomartuar Egli dhe Gjesti në shtëpinë e Big Brother VIP Albania 4, por nuk vonoi shumë që tensionet të ndizeshin….

Rozana dhe Valbona taIIen me shpuIIën që mori Gjesti nga Jozi? “Shpërt’hen” rrjeti me videon nga dasma

Një moment i papritur ka tërhequr vëmendjen gjatë dasmës së Gjestit dhe Eglit në Big Brother VIP Albania. Teksa ndodhej përballë Valbona Mhillit, këngëtarja Rozana Radi është…

Kontroll në shtëpinë e Gaz Pajës, ia ka blerë Erion Veliaj

Një aksion i papritur i Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH) është zhvilluar në zonën e Kodrës së Diellit, ku agjentët kanë ushtruar kontroll në banesën e aktorit…