Mesazhi i fundit i dibranes që u hodh në Itali dhe vdiq duke lënë 4 fëmijë jetimë: Zoti po më pret!

Mëngjesi i sotëm, ishte i fundit për 32 vjeçaren Axhere Gjoni nga Dibra, pasi dyshohet se ajo vendosi të ikë nga kjo botë duke u hedhur nga pallati ku banonte.

Tragjedisë i parapriu një mesazh. Të hënën ajo ka postuar mesazhin e saj të fundit, thuajse një parandjenjë, teksa shkruan: “Zoti po më pret”.

Dhe pas disa orësh ajo hapi dritaren e shtëpisë së saj në katin e katërt në via Cantore, në lagjen Sampierdarena të Genovas, dhe u hodh në boshllëk.

Menjëherë pas saj, motra e saj e ka ndjekur. Axhere, 32 vjeçe, ndërroi jetë ndërsa motra e saj tre vjet më e madhe, mbijetoi, por katër ndodhet e shtruar në gjendje shumë të rëndë në spitalin e San Martinos.

Katër fëmijët e motrës më të vogël ishin në shtëpi kur ndodhi ngjarja e frikshme dhe e paprecedentë, raporton noa.al.

Në një raport të Il Fatto Quotidiano që citon noa, bëhet e ditur se pas tragjedisë, të cilën Skuadra antikrim po heton, mund të gjendet si shkak, kujdestaria e fëmijëve për të cilën një nga seancat e fundit ishte caktuar për të premten 10 janar.

Një kontekst problematik familjar që mbase theu ekuilibrin emocional të gruas me origjinë shqiptare.

Tragjedia ndodhi pak para orës 8 të mëngjesit. Fqinjët dëgjuan një zhurmë dhe rënkime: ata shikuan jashtë dhe pasi panë trupin në tokë njoftuan policinë.

Ndërkohë ata panë motrën e tyre në parvaz dhe i bërtitën të mos hidhej, por ajo nuk i dëgjoi dhe e la veten të rrëzohej.

Në vendngjarje, mjekët konfirmuan vdekjen e të voglës ndërsa dërguan në spital motrën e saj më të madhe.

Kur mbërritën oficerët, katër fëmijët e tridhjetë e dy vjeçares ishin në shtëpi: më i madhi është 6 vjeç, më i vogli është vetëm pesë muajsh.

Banesa ka qenë e mbyllur nga brenda dhe kanë qenë fëmijët ata që e kanë hapur.

Gruaja ishte ndarë nga bashkëshorti i saj të cilin ajo e kishte denoncuar në të kaluarën për keqtrajtim.

Ai u dënua me tetë muaj dhe u shpall i pafajshëm pas një ankese tjetër.

Burri, një bashkatdhetar i gruas së tij, i ishte nënshtruar një ndalimi afrimi, i cili kishte skaduar midis tetorit dhe fillimit të nëntorit.

Megjithatë, sipas asaj që doli, nuk bëhej fjalë për keqtrajtim fizik, por psikologjik.

Burri, i besimit mysliman, ishte shumë i rreptë: ai donte që gruaja e tij të mbante mbulesë dhe të mos voziste makinë, ndërsa gruaja donte më shumë liri.

Për këtë arsye kishte pasur disa herë debate dhe kishte ndërhyrë edhe policia.

Por dyshohet se ajo që e shqetësoi më shumë viktimën ishte seanca e së premtes.

Hetuesit, të koordinuar nga prokurori publik Luca Monteverde, po hetojnë gjendjen psikologjike të dy motrave.

Tani, gjykata për të mitur do të duhet të vendosë se kujt do t’i besojë katër vëllezërit e vegjël që ende nuk janë në dijeni të asaj që ka ndodhur me nënën dhe tezen e tyre. /noa.al

Pamje në vendngjarje:

Related Posts

“Disa u mb ytën nga tymi, të tjerë u d ogjën!”- Tr agjedia në lokalin e natës në Maqedoni, ministri i Brendshëm: Kanë vd ekur mbi 50 persona! Ja si shp ërtheu zj arri

Ministri i Brendshëm Pance Toshkovski, përmes një konferencë për media, ka konfirmuar vdekjen e 51 personave në diskotekën ku ra zjarri në orët e hershme të mëngjesit…

Tra gjedi në një lokal nate në Maqedoninë e Veriut, raportohet për 50 vi ktima dhe mbi 100 të pl agosur! Ja çfarë dyshohet

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një lokal nate në Koçan të Maqedonisë së Veriut, ku raportohet se kanë vdekur të patën 50 persona dhe mbi…

Egli nuk ndal lotët derisa sheh Gjestin dhe momentet e bukura me të

Egli Tako është rikthyer në “BBVA” pasi u largua me dëshirën e saj për të ruajtur shëndetin e saj. Ajo pas daljes pa disa momente ku Gjesti…

Historia si ne filma/ 19-vjeçarja me foshnje 4 muajshe u νr* në Gërdec, dy prindërit e saj u ν*tëνr*në të dy pas tr*gjedisë!

Një nga librat që na ka lënë pas i ndjeri Ardian Klosi quhet “Katastrofa e Gërdecit”. Pjesë nga ky libër janë botuar sot nga DITA. Në këtë…

“Danja fliron me djemtë e shtëpisë”/ Debat i ashpër mes Aldos dhe banores: Fillove të luash, më shite! Gjesti: Gjestet…

Danja dhe Aldo kanë debatuar ashpër në “Big Brother VIP”, pas akuzave se banorja flirton me djemtë e shtëpisë. Dikur miq të ngushtë me njëri-tjetrin, sot dyshja…

Egli Tako rikthehet në shtëpinë e “Big Brother VIP”: Dua të ve në vend..

Egli Tako kërkon të rikthehet në shtëpinë e “Big Brother VIP” dhe të vazhdojë garën për çmimin e madh. Egli Tako kërkon të rikthehet në shtëpinë e…