Detaje të rënda zbulohen pas hedhjes nga pallati të 2 motrave shqiptare në Itali

Një tragjedi në kufijtë e të pamundurës është ajo që ka ndodhur sot me dy motra shqiptare në Itali.

Axhere Gjoni, 32 vjeçe nga Dibra, me banim prej vitesh në Xhenova të Italisë, ndërmori aktin ekstrem të hedhjes nga pallati ku jetonte, duke mbetur e vdekur në vend.

Menjëherë pas saj, u hodh dhe e motra tre vjet më e madhe e cila nuk pësoi fund fatal, por u dërgua në spital ku gjendja e saj ishte kritike.

Ngjarja rrëqethëse ndodhi teksa në banesë gjendeshin katër fëmijët e Axheres, midis moshës 3 deri 9 vjeç, raporton noa.al duke cituar mediat italiane La Stampa, Corriere, Genova Today, etj.

Hipoteza është e një vetëvrasjeje të dyfishtë. Viktima ishte ndarë nga bashkëshorti i saj i cili gjithashtu kishte kërkuar divorcin.

Tregojnë fqinjët për çastet dramatike

Tragjedia ndodhi sot në mëngjes ora 8 në via Cantore, në lagjen Sampierdarena, raporton noa.al duke cituar La Stampa.

Në shtëpi në momentin e tragjedisë ndodheshin edhe 4 fëmijët e viktimës, të cilët tashmë janë nën kujdesin e komisariatit dhe punonjësve socialë.

Nga një rikonstruksion fillestar i fakteve, e para ra 32-vjeçarja shqiptare, më pas u hodh edhe motra e saj.

Fqinjët, dëshmitarë okularë, i thanë asaj që të mos hidhej pasi e panë duke qëndruar në dritare. “Por në fund ajo nuk na dëgjoi”.

Fqinji, i cili e pa 35-vjeçaren në parvaz, i tha të mos hidhej. Ajo nuk dëgjoi dhe u hodh poshtë duke ndjekur motrën e saj 32-vjeçare, e cila humbi jetën menjëherë.

Motra e mbijetuar është shtruar në spital në San Martino në gjendje shumë të rëndë.

Dera e shtëpisë ka qenë e mbyllur nga brenda dhe kanë qenë vetë fëmijët me ndihmën e policisë që kanë hapur derën për efektivët.

Hetimet e para

Viktima, e identifikuar nga Corriere si Axhere Gjoni, ishte ndarë nga bashkëshorti i saj të cilin e kishte denoncuar edhe në të kaluarën për abuzim.

Rasti ndiqet nga skuadra fluturuese dhe prokurori publik Luca Monteverde.

Dinamika e ngjarjeve është ende e paqartë: për momentin nuk janë gjetur as letra dhe as mesazhe që mund të sugjerojnë një gjest vullnetar.

Mësohet se ngjarja ndodhi në prag të një seance dëgjimore për kujdestarinë e fëmijëve më 10 janar.

Ndoshta, pas tragjedisë, frika e gruas për të humbur kujdestarinë e fëmijëve të saj, katër fëmijë të moshës nga 3 deri në 9 vjeç, e ka nxitur në aktin fatal. /noa.al

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Related Posts

Videoja që po t’rondit të gjithë – influenceri përpiqet të puthë një tigër

Në Pakistan, mbajtja e kafshëve ekzotike, duke përfshirë leopardët dhe tigrat, si kafshë shtëpiake është një trend në rritje. Pavarësisht nga ligjet e Pakistanit për mbrojtjen e…

Gruaja pa nga dritarja dhe vuri re dhelpra të vogla duke luajtur në oborr

Jordynn Wynn po shijonte filxhanin e çajit në mëngjes kur në oborrin e saj në Londër pa një skenë tejet të ëmbël. Ajo nuk e kishte pritur…

Ushqimi më i mirë që ndalon rënien e flokëve dhe u jep atyre shëndet

Humbja e flokëve mund të jetë e vështirë për të parandaluar ose menaxhuar, prandaj shpesh është një moment dëshpërues për shumë individë sidomos nëse shkaku është i…

Jozi përjashtohet nga shoqëria, ja faktet

Jozi pak minuta para se të largohet nga ‘Big Brother VIP Albania’ goditi Gjestin në fytyrë. Që nga ai moment Jozi nuk ka bërë ndonjë reagim konkret…

Danja zbulon emrat e banorëve që do më shumë nga ky edicion

E ftuar në emisionin “Big Brother Radio” ka qenë Danja Koka. Ish-banorja, e cila preku gjysmëfinalen e BBV pasi 103 ditëve qëndrim në shtëpinë më të famshme…

Atєηtat me arмë z’jarri në Tiranë, qëIIohet drejt një autoмjeti, pI*gosєn 4 persona. Autorët djєgin makinën

Një atentat me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të enjteje (17 prill ) në Tiranë, ku raportohet se 4 person kanë mbetur të plagosur. Mësohet…