E ekzekutoi sepse i ndau të motrën nga bashkëshorti, ja vendi ku Arjon Hasa fshehu armën me të cilën vrau Ramazan Matajn!

Arjon Hasa, i cili dyshohet se ekzekutoi Ramazan Mataj pasi ky i fundit kishte ndikuar në prishjen e marrëdhënies bashkëshortore të motrës së tij, është vendosur në prangat e policisë

29-vjeçari dyshohet se është ndihmuar nga i vëllai i tij, Klisman Hasa, për sigurimin e kushteve për të kryer vrasjen dhe për të fshehur armën e krimit.

Mësohet se dy vëllezërit e fshehën armën në një zonë të pyllëzuar dhe më pas e groposën në tokë në oborrin e banesës, ku edhe u gjet nga uniformat blu.

“Si rezultat i kontrolleve u bë e mundur gjetja e armës së zjarrit me të cilën dyshohet se autori ka kryer vrasjen. Pas krimit, dy vëllezërit e fshehën armën në një zonë të pyllëzuar dhe më pas e groposën në tokë në oborrin e banesës”, raporton policia.

Nga hetimet rezultoi se 29 vjeçari Arjon Hasaj, banues në Dragoç, për motive të dobëta, ka organizuar dhe ka kryer vrasjen e Ramazan Matajt.

I riu, nëpërmjet llogarive të rreme në rrjete sociale, ka komunikuar me shtetasin Ramazan Mataj, për ta nxjerrë në pritë në fshatin Dragoç, ku dhe dyshohet se e ka vrarë.

Autori i dyshuar është ndihmuar nga vëllai i tij, Klisman Hasaj, për sigurimin e kushteve për të kryer vrasjen dhe për të fshehur armën e krimit.

Deklarata e plotë:

Jam sot, këtu, së bashku me zëvendësdrejtorin për Hetimin e Krimit Ledio Ibrahimi dhe me prokurorin e rrethit Albert Murçaj, për të bërë prezente rezultatet e një pune intensive hetimore të kryer në kuadër të operacionit policor të koduar “Profili i rremë”, për zbardhjen e autorësisë së ngjarjes së ndodhur më datë 05.01.2025, në fshatin Dragoç, ku u vra me armë zjarri shtetasi Ramazan Mataj, 33 vjeç.

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër, menjëherë pas njoftimit për ngjarjen e ndodhur në fshatin Dragoç, ngriti një grup të posaçëm hetimor dhe së bashku me shërbime të shumta të Policisë së Shkodrës, të Forcës Kombëtare të Sigurisë Njësia Shkodër dhe të Drejtorisë për Kufirin dhe Migracionin Shkodër, shkuan në vendin e ngjarjes.

Shëbimet e Policisë, pas veprimeve të shpejta në vendin e ngjarjes, shoqëruan në ambientet e Policisë, shumë shtetas, për t’i pyetur në lidhje me ngjarjen.

Ndërkohë, grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, në koordinim me Departamentin e Policisë Kriminale, konkretisht me Drejtorinë për Hetimin e Krimeve të Rënda dhe me Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Kibernetike, vijoi punën në mënyrë intensive për të gjetur dhe fiksuar prova materiale që do t’i shërbenin hetimit për zbardhjen e ngjarjes.

Si rezultat i një hetimi intensive disaditor, në kuadër të operacionit policor të koduar “Profili i rremë”, grupi hetimor gjeti prova të rëndësishme që çuan në zbardhjen e ngjarjes, identifikimin, kapjen dhe arrestimin e autorit. Gjithashtu, gjatë operacionit u zbardh mekanizmi i ngjarjes, i dokumentuar dhe me disa pamje filmike ku shfaqej autori, duke ecur në rrugë.

Nga hetimet rezultoi se shtetasi Arjon Hasaj, 29 vjeç, banues në Dragoç, për motive të dobëta, ka organizuar dhe ka kryer vrasjen e shtetasit Ramazan Mataj. 29-vjeçari, nëpërmjet llogarive të rreme në rrjete sociale, ka komunikuar me shtetasin Ramazan Mataj, për ta nxjerrë në pritë në fshatin Dragoç, ku dhe dyshohet se e ka vrarë.

Gjithashtu, nga hetimet dyshohet se shtetasi Ramazan Mataj kishte ndikuar për prishjen e marrëdhënieve bashkëshortore të motrës së autorit. Autori i dyshuar është ndihmuar nga vëllai i tij, shtetasi Klisman Hasaj, për sigurimin e kushteve për të kryer vrasjen dhe për të fshehur armën e krimit.

Si rezultat i kontrolleve u bë e mundur gjetja e armës së zjarrit me të cilën dyshohet se autori ka kryer vrasjen. Pas krimit, dy vëllezërit e fshehën armën në një zonë të pyllëzuar dhe më pas e groposën në tokë në oborrin e banesës. Në përfundim të hetimeve u bë arrestimi i shtetasve:

Arjon Hasaj, për veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit luftarak”;

Klisman Hasaj, për veprën penale “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”.

Në drejtimin e Prokurorisë vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje.

Related Posts

Lotët e tradhtojnë Ledionin në natën finale

Sonte iu bë një surprizë Ledion Liços gjatë spektaklit live. U prezantuan me një klip momentet më të bukura dhe më të vështira të këtij formati. Derisa…

A do jetë Xheneta surprizë për Gjestin sonte në finale?

Sonte në natën finale të ‘Big Brother VIP Albania’ katër finalistët do të pranojnë surpriza nga më të ndryshmet. Kujtojmë se Gjestit gjatë qëndrimit të tij në…

Arbana & Alaudini “rikthehen” në BBVA: Ç’fshihet pas përfshirjes në finalen e madhe?

Finalja e “Big Brother VIP Albania 4” nisi me një moment surprizë që rrëmbeu menjëherë vëmendjen e publikut: një klip ku figura të njohura flisnin për ndikimin…

Laerti nuk ia falë Gjestit edhe në natën e finales

Ndërsa emocionet e prekjes së finishit janë kaq pranë, Laert Vasili, një nga katër finalistët e këtij edicioni të Big Brother Vip Albania 4, rrëfeu atë çka…

Ledioni thumbon Jozin, i thotë këto fjalë

Sonte është nata finale e ‘Big Brother VIP Albania’ të edicionit të katër, ku finalistët janë: Gjesti, Egli Tako, Rozana Radi dhe Laert Vasili. Por që në…

Jul Deda e bën publike, ja kush e fiton “Big Brother VIP Albania 4”

Përmes një InstaStory, ai ka ndarë një foto të Rozana Radit, duke i dedikuar disa fjalë të forta mbështetjeje: “Rozana Radi, gruaja që dominoi këtë Big Brother….