Kush e vrau 33-vjeçarin? Detajet e trishta, çfarë i shkruajti femra që e nxorri në pritë?

Detaje të reja janë zbardhur nga vrasja e 33-vjeçarit Ramazan Mataj në fshatin Dragoç në Shkodër. Policia ka zbuluar se ka qenë një sms në Facebook nga një vajzë që e ka nxjerrë në pritë.

Por dyshohet se ka qenë një profil fallco me emër vajze, pas të cilit fshihej autori i vrasjes.

Autori dyshohet se i ka zënë pritë të riut rreth 1.2 km larg banesës së tij. Burime pranë grupit hetimor bëjnë me dije se nga hetimet paraprake rezulton se autori ka qenë një person i vetëm.

Autori ka qenë i fshehur, duke pritur Ramazan Matajn dhe sapo ka ardhur makina e viktimës, ka hapur zjarr duke e qëlluar me 29 plumba. Ka qenë një banor i zonës që në mëngjesin e ditës tjetër ka gjetur viktimën brenda në makinë dhe më pas ka lajmëruar Policinë.

Mësohet se gjurmët e autorit janë ndjekur nga grupi hetimor përmes një qeni të Policisë, i cili i ka çuar deri në një farë distance.

Për shkak se zona ku ka ndodhur atentati nuk është e mbuluar me kamera sigurie, identifikimi i autorit është edhe më i vështirë.

Familjarët e viktimës kanë treguar në polici që nuk kanë asnjë konflikt me askënd. Babai 33 vjeçarit Ramazan Mataj ka thyer heshtjen pas atentatit tragjik që i mori jetën djalit të tij një ditë më parë.

Ai ka kërkuar drejtësi dhe që autorët të vihen pas hekurave. Ai pretendon se djali i tij nuk ka pasur probleme me askënd dhe se shumë shpejt pritej që të fejohej me një vajzë.

Hetuesit bëjnë me dije se pista kryesore është ajo e një konflikti personal, e lidhur me një marrëdhënie dashurie që mund të ketë pasur 33-vjeçari, por nuk përjashtohet edhe aktiviteti i viktimës jashtë vendit.

Related Posts

Videoja që po t’rondit të gjithë – influenceri përpiqet të puthë një tigër

Në Pakistan, mbajtja e kafshëve ekzotike, duke përfshirë leopardët dhe tigrat, si kafshë shtëpiake është një trend në rritje. Pavarësisht nga ligjet e Pakistanit për mbrojtjen e…

Gruaja pa nga dritarja dhe vuri re dhelpra të vogla duke luajtur në oborr

Jordynn Wynn po shijonte filxhanin e çajit në mëngjes kur në oborrin e saj në Londër pa një skenë tejet të ëmbël. Ajo nuk e kishte pritur…

Ushqimi më i mirë që ndalon rënien e flokëve dhe u jep atyre shëndet

Humbja e flokëve mund të jetë e vështirë për të parandaluar ose menaxhuar, prandaj shpesh është një moment dëshpërues për shumë individë sidomos nëse shkaku është i…

Jozi përjashtohet nga shoqëria, ja faktet

Jozi pak minuta para se të largohet nga ‘Big Brother VIP Albania’ goditi Gjestin në fytyrë. Që nga ai moment Jozi nuk ka bërë ndonjë reagim konkret…

Danja zbulon emrat e banorëve që do më shumë nga ky edicion

E ftuar në emisionin “Big Brother Radio” ka qenë Danja Koka. Ish-banorja, e cila preku gjysmëfinalen e BBV pasi 103 ditëve qëndrim në shtëpinë më të famshme…

Atєηtat me arмë z’jarri në Tiranë, qëIIohet drejt një autoмjeti, pI*gosєn 4 persona. Autorët djєgin makinën

Një atentat me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të enjteje (17 prill ) në Tiranë, ku raportohet se 4 person kanë mbetur të plagosur. Mësohet…