Kush e vrau 33-vjeçarin? Detajet e trishta, çfarë i shkruajti femra që e nxorri në pritë?

Detaje të reja janë zbardhur nga vrasja e 33-vjeçarit Ramazan Mataj në fshatin Dragoç në Shkodër. Policia ka zbuluar se ka qenë një sms në Facebook nga një vajzë që e ka nxjerrë në pritë.

Por dyshohet se ka qenë një profil fallco me emër vajze, pas të cilit fshihej autori i vrasjes.

Autori dyshohet se i ka zënë pritë të riut rreth 1.2 km larg banesës së tij. Burime pranë grupit hetimor bëjnë me dije se nga hetimet paraprake rezulton se autori ka qenë një person i vetëm.

Autori ka qenë i fshehur, duke pritur Ramazan Matajn dhe sapo ka ardhur makina e viktimës, ka hapur zjarr duke e qëlluar me 29 plumba. Ka qenë një banor i zonës që në mëngjesin e ditës tjetër ka gjetur viktimën brenda në makinë dhe më pas ka lajmëruar Policinë.

Mësohet se gjurmët e autorit janë ndjekur nga grupi hetimor përmes një qeni të Policisë, i cili i ka çuar deri në një farë distance.

Për shkak se zona ku ka ndodhur atentati nuk është e mbuluar me kamera sigurie, identifikimi i autorit është edhe më i vështirë.

Familjarët e viktimës kanë treguar në polici që nuk kanë asnjë konflikt me askënd. Babai 33 vjeçarit Ramazan Mataj ka thyer heshtjen pas atentatit tragjik që i mori jetën djalit të tij një ditë më parë.

Ai ka kërkuar drejtësi dhe që autorët të vihen pas hekurave. Ai pretendon se djali i tij nuk ka pasur probleme me askënd dhe se shumë shpejt pritej që të fejohej me një vajzë.

Hetuesit bëjnë me dije se pista kryesore është ajo e një konflikti personal, e lidhur me një marrëdhënie dashurie që mund të ketë pasur 33-vjeçari, por nuk përjashtohet edhe aktiviteti i viktimës jashtë vendit.

Related Posts

Çfarë ndodhi mes Gjestit, Ledionit dhe Top Channel?

Rrugëtimi i Gjestit në reality show-t shqiptare ka qenë gjithçka përveçse i zakonshëm. Fillimisht, ai ishte pjesë e Big Brother VIP Kosova 3, ku pas më shumë…

Gjesti feston ditëlindjen — vëmendje merr Egli Tako

Pas një rrugëtimi të suksesshëm në Big Brother VIP Albania, ku jo vetëm fitoi zemrat e publikut por edhe çmimin e madh, Gjesti feston sot ditëlindjen e…

Takoi Eglin në BBVA, Gjesti bën veprimin e papritur ndaj Olsit – por e “fshiu” menjëherë?! (FOTO)

Historia e trekëndëshit Egli – Gjesti – Olsi po vazhdon të ngjallë interes edhe pas përfundimit të “Big Brother VIP Albania”. Siç dihet tashmë, Egli Tako dhe…

135 vajza u mash’truan nga 71-vjeçari “radiolog” dhe ndihmësi i tij

Një ngjarje e pazakontë ka tronditur opinionin publik në shtetin fqinj, ku protagonistë janë dy mashtrues që shtireshin si mjekë gjinekologë, Një radiolog 71-vjeçar dhe një 42-vjaçar…

Ish banorja e ‘BBVA’ publikon fotot e veçanta nga pritja e ëmbël

Ish banorja e ‘Big Brother VIP Albania’ Xheisara Frisku në botën e show bizit ndryshe njihet edhe si këngëtare. Muaj me parë këngëtarja ka bërë të ditur…

Arbana merr dhurata të shumta për ditëlindje, por kjo është më specialja

Arbana Osmani ka marrë shumë urime dhe dhurata për ditëlindje. Ajo vendos të i tregoi disa buqeta me lule duke falënderuar të gjithë, shkruan “Kosovarja”. Por, një…