Bleu ishullin që e shoqja të dalë me bikini e mos ta shoh askush

26-vjeçarja nga Dubai, Soudi Al Nadak, ka ndarë në TikTok detaje nga jeta e saj luksoze me bashkëshortin e saj milioner, Jamal Al Nadak.

Soudi, e njohur në rrjetin social si ‘soudiofarabia’, u tregoi 336,000 ndjekësve të saj se burri i kishte blerë një ishull privat në Azi për 50 milionë dollarë, pasi ajo dëshironte të dilte me bikini në plazh. Ajo tha se kjo blerje ishte pjesë e një investimi që kishin menduar për një kohë të gjatë dhe që Jamal dëshironte ta bënte për privatësinë dhe sigurinë e saj.

Në një intervistë për Hindustan Times, Soudi shpjegoi se nuk do të publikonte vendndodhjen e saktë të ishullit për arsye privatësie. Ajo e përshkruan këtë blerje si një gjest të madh të burrit të saj për ta bërë të ndihej e sigurt dhe e lirë për të shijuar plazhin pa shqetësime.

Përveç jetës në ishull, Soudi ndan shpesh video që tregojnë udhëtimet dhe trajtimet estetike të financuara nga Jamal. Ajo ka treguar se sa shumë vlerëson faktin që burri i saj i jep gjithçka që dëshiron nëse duket e bukur dhe e kuruar.

Në një nga postimet e saj të fundit, Soudi tregonte një ditë të zakonshme të jetës së saj si një shtëpiake e pasur në Dubai, ndërsa shijonte një kapuçino në The Raffles Hotel në Palma, zonën e njohur për ishujt e saj artificialë. Megjithatë, ajo komentoi me humor se, edhe pse shërbimi ishte i mirë, kapuçinoja ishte mesatare.