Gruaja shantazhohet nga “Jasmina”: Më jep 250 euro ose të publikova videot e burrit!

Një grua ka denoncuar një rast shantazhi me të cilin që po përballet në Facebook nga një llogari në dukje e rreme.

Llogaria, që prezantohet me emrin “Jasmina Muça”, i ka dërguar mesazhe ku i kërkon fillimisht 250 euro dhe më pas 150 euro, duke pretenduar se disponon foto dhe video të bashkëshortit të saj.

Siç shihet në fotografitë e dërguar në redaksinë e JOQ Albania, personi e kërcënon që nëse nuk paguan shumën e kërkuar, do t’i shpërndajë këto foto te familjarët dhe të njohurit e çiftit.

Nëna e dy fëmijëve shprehet shumë e shqetësuar për dëmin moral që mund t’i shkaktohet familjes së saj nga ky shantazh.

Në denoncimin e saj, gruaja kërkon që rasti i saj të bëhet publik për të paralajmëruar të tjerët ndaj shantazheve të tilla që po qarkullojnë në internet.

Denoncimi i plotë i qytetares:

Pershendetje JOQ! Ju lutem si fillim ta postoni anonim!! Po qarkullon nje adrese ne facebook me emrin Jasmina Muca e cila shkruan kercenime se do te postoje foto te të afermve të mij nëse nuk e paguaj me nje shume prej 250 euro! Jam shumë e shqetesuar sepse po më shkruan gjatë gjithë kohes dhe mi bie mesengerit. Ndoshta kete e ben edhe me adresa të tjera! Ju lutem ta publikoni sa më pare sepse jam familjare dhe nuk po di si ta zgjidh! Më thotë se disponon foto të bashkeshortit tim ju lutem shperndajeni sa më shpejt pasi jam nënë e dy fëmijeve dhe nuk dua që familjes time ti shkaktohet dem moral nga keto lloj femrash.

Nga mënyra e të shkruarit, llogaria në fjalë duket se i përket një shtetasi të huaj, pasi dallohet që përdor “Google Translate” në komunikimin virtual me denoncuesen.

Kujtojmë këtu që raste të tilla janë shtuar masivisht përgjatë muajve të fundit në Shqipëri, ku shumë shqiptarë kanë rënë pre e mashtrimeve dhe kërcënimeve të ngjashme. Kryesisht autorët që fshihen pas këtyre llogarive false janë shtetas të huaj.

JOQ Albania apelon për kujdes ndaj rasteve të tilla dhe i inkurajon të gjithë që të raportojnë raste të ngjashme në autoritetet përkatëse.