Ledioni i sapo diagnostifikuar me leucemi akute ka nevojë për ndihmë

KLIKO KËTU PËR TË DHURUAR

Një apel për ndihmë ka mbërritur së fundmi në redaksinë tonë.

Ledion Shurdha, një 35-vjeçar i sapp diagnostifikuar me leucemi akute ka nevojë për ndihmën e shqiptarëve.

I riu nga fshati Kuman i Roskovecit për momentin po kurohet në një spital privat në Stamboll por gjendja e tij është e rënduar dhe shpenzimet janë të papërballueshme.

Familjarët kanë hapur një llogari në GoFundMe për Ledjonin i cili po lufton me kohën për t’i bërë ballë kësaj sëmundje të rëndë.

Çdo kontribut ka vlerë në këto momente të vështira që po kalon Ledjoni por edhe familja e tij.