Pak kohë më parë, JOQ ALBANIA publikoi videon e një të riu në Bulqizë që kryente manovra të rrezikshme me makinë.
Pavarësisht këtij publikimi dhe ndëshkimit që shoferi mori nga policia, 1.2 milionë lekë gjobë për disa shkelje të kryera, raste të tilla sa vijnë e përsëriten.
Së fundmi në redaksinë tonë ka mbërritur një video e cila tregon një të ri që teksa ecën me makinë del në dritare duke bërë video, ndërsa shoku i tij i mban timonin.
Për të dokumentuar këtë lloj “adrenaline” e “trendi” i riu vë në rrezik jetën e tij dhe të pasagjerit duke kryer manovra të rrezikshme.
Këto pamje janë publikuar edhe në rrjetet sociale pa u frikësuar fare nga Policia apo ligji.
Redaksia jonë publikon këtë rast me qëllim ndërgjegjësimin e drejtuesve të mjeteve për rëndësinë e respektimit të rregullave të qarkullimit rrugor. Sjellje të tilla nuk janë vetëm shfaqje momentale, por rrezikojnë jetën e drejtuesve dhe të qytetarëve të tjerë.
Apelojmë për kujdes, maturi dhe ndërgjegje në rrugë, për të shmangur pasojat tragjike.