E bija akυzohet se мb’yti dhe νᶏ’ri në pemë partnerin në bashkëpunim me të dashurin, flet e ëma e Kejsi Spahillarit!

Prokuroria e Korçës ka zbardhur pas 7 vitesh vdekjen e Antonio Karafilit, i cili në vitin 2018 u raportua se kishte vrarë veten duke u varur në një pemë.

Gjykata e Korçës ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” në mungesë për ish-partneren e Karafilit, Kejsi Spahillari, e dyshuar për vrasjen e të riut.

Sipas Prokurorisë, nga provat biologjike rezulton se Rexhep Vathi dhe Kejsi Spahillari kanë mbytur me çarçaf Antonio Karafilin dhe më pas e kanë varur në pemë, duke inskenuar vetëvrasjen.

Motivi i krimit dyshohet të ketë qenë një lidhje paralele që Kejsi Spahillari kishte me viktimën dhe Rexhep Vathin.

Pas ngjarjes, Spahillari emigroi në Kanada, ndërsa në gusht të vitit 2024, Rexhep Vathi vrau veten.

Në lidhje me këtë ngjarje të rëndë, në një video të publikuar në facebook, e ëma e Kejsi Spahillarit, Ana Spahillari, mohon përfshirjen e vajzës në krim.

Mes lotësh, ajo shprehet se e gjithë çështja është e sajuar dhe se vajza po merret nën akuzë pa prova konkrete.

Sa i përket gjurmëve biologjike në çarçaf, ajo pohon se e bija ndodhej në vendngjarje pas vetëvrasjes dhe kishte ndihmuar në uljen e trupit nga pema, së bashku me persona të tjerë.

“Asgjë nuk është e vërtetë. Çdo gjë është sajesë, është e stisur. Nuk e njoh fare personin në fjalë, e dëgjoj për herë të parë. Jam e shokuar. Si ka mundësi që në kaq vite nuk u gjet asgjë, dhe tani shpiket kjo histori pa asnjë fakt konkret? Nuk e kuptoj si çdo akuzë merret si e mirëqenë. Vajza më ka thënë që nuk ka asnjë lidhje me këtë ngjarje,” deklaron e ëma.

Related Posts

Vendi u zhyt papritur në errësirë! Ja çfarë ndodhi në Spanjë

Operatori i rrjetit elektrik të Spanjës pranoi sot se energjia diellore mund të jetë fajtore për ndërprerjet e energjisë elektrike që sollën kaos në pjesën më të…

Ekspertët e shëndetësisë paralajmërojnë përhapjen e gripit të shpendëve: Përgatituni për…

Ekspertët kryesorë të shëndetit kanë paralajmëruar se SHBA-të po shkojnë drejt një pandemie tjetër, ndërsa gripi i shpendëve po del jashtë kontrollit në fermat amerikane. Deri më…

Gjesti fshiu nga Instagrami të gjitha fotot me të, shikoni “hakmarrjen” e Eglit (Foto)

Fituesi i Big Brother VIP Albania 4, Gjesti, tashmë ka njoftuar fansat se po vjen me një këngë të re. Ai fshiu të gjitha postimet në Instagram,…

E rëndë në Itali/ 27-vjeçarja shqiptare gjendet e p*ajetë, ishte lidhur në një pemë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në shtetin fqinj, Itali, ku një 27-vjeçare shqiptare është gjendur e pajetë në Montecilfone. Sipas mediave italiane, mësohet…

Horoskopi ditor nga Susan Miller – E mërkurë, 30 prill 2025

Venusi sjell dashuri, hijeshi dhe qartësi emocionale: ja si ndikon tek çdo shenjë Kjo e mërkurë sjell një energji të re, të butë dhe magnetike për të…

Motoçikleta përfundon në kanal, dy kalimtarë shpëtojnë të riun nga mb*ytja në Lushnje

LUSHNJE- Një aksident është regjistruar mbrëmjen e sotem në Lushnje. Mësohet se një 17-vjeçar teksa drejtonte një motoçikletë të përshtatur me karroceri për transport ka dalë nga…