E fundit! Deshti ti ndihmoj të prekurit nga tr*gjedia, vd*s PAPRITUR politikani i njohur një ditë pasi dhuroi gj*k në spital

Një tragjedi e rëndë ka tronditur Republikën Dominikane pas shembjes së çatisë së klubit të natës “Jet Set Club” në Santo Domingo në orët e para të së martës, më 8 prill. Sipas autoriteteve, mbi 231 persona kanë humbur jetën dhe më shumë se 200 të tjerë janë plagosur në këtë incident tragjik, ndërkohë që hetimet mbi shkaqet e ngjarjes vazhdojnë.

Në mesin e kësaj fatkeqësie, një ngjarje tjetër e dhimbshme tronditi opinionin publik: politikan dominikan Wilmy Nova, i cili kishte dhuruar gjak për të plagosurit e katastrofës, humbi jetën vetëm një ditë më vonë, më 9 prill.

Nova, i njohur për kontributin e tij në komunitet dhe si mbështetës i Partisë së Drejtësisë Sociale, kishte marrë pjesë në fushatën masive të dhurimit të gjakut organizuar për të ndihmuar të mbijetuarit. Në një video të publikuar në rrjetet sociale, ai shihej duke dhuruar gjak dhe u bënte thirrje të rinjve të bashkoheshin:

“Sot për ty, nesër për mua. Ejani të dhurojmë gjak për ata që kanë nevojë,” ishte apeli i tij emocionues.

Vdekja misterioze e politikanit
Sipas raporteve lokale, Wilmy Nova pësoi një atak kardiak të hënën. Megjithatë, dyshime janë ngritur mbi shkaqet e vdekjes së tij. Ish-këshilltarja e Santo Domingos, Elin Rosario, njëkohësisht moderatore e një emisioni televiziv ku Nova ishte bashkë-prezantues, kërkoi një hetim të plotë, duke i bërë thirrje Prokurores së Përgjithshme Yeni Reynoso dhe Presidentit Luis Abinader të ndërhyjnë për të sqaruar ngjarjen.

Autoritetet kanë njoftuar se po presin rezultatet e autopsisë për të përcaktuar me saktësi shkakun e vdekjes së tij.

Dëshmitë rrëqethëse të të mbijetuarve
Në mesin e tragjedisë, një tjetër rrëfim tronditës vjen nga Patricia Ovalles, një nga të mbijetuarat që u nxor nga rrënojat pas gati gjashtë orësh e bllokuar nën trupat e pajetë. Nga shtrati i saj në spital, ajo tregoi për Univision:

“Dëgjova një celular duke rënë. Ishte pranë një personi që kishte ndërruar jetë. Drita e celularit i ndriçonte fytyrën e pajetë,” – tregoi Patricia, duke kujtuar momentet e frikshme.

Ajo arriti të përdorte celularin për të thirrur babanë e djalit të saj, duke i kërkuar me lot në sy:

“Mbroje djalin tonë. Mos i thuaj asgjë. Lutem mos më lër të vdes, sepse nuk dua që im bir të më shohë të vdekur.”

Artistë dhe figura publike mes viktimave
Në këtë tragjedi humbën jetën edhe figura të njohura publike si këngëtari Rubby Perez dhe ish-lojtarët e njohur të bejsbollit Octavio Dotel dhe Tony Blanco. Po ashtu, ndër viktimat ishte edhe Nelsy Cruz, guvernatore e Montecristit dhe motra e yllit të bejsbollit Nelson Cruz.

Related Posts

Moti merr kthesën e papritur, sinoptikani zbulon cfarë pritet të ndodh ditët në vijim..

Ditët e fundit të prillit dhe fillimi i majit sjellin më në fund motin e ngrohtë e me diell. Meteorologu Hakil Osmani shprehet për Klan News se…

Hëna e re sfidon shenjat, por Afërdita ndez flakët e dashurisë në fund të Prillit

Hëna e re në Dem, sipas Meri Shehut do të jetë një Hënë shumë e vështirë, e cila do të sprovojë shenjat, por Afërdita në shenjën e…

Horoskopi ditor – E martë, 29 prill 2025. Për të gjitha shenjat zodiakale

Dashi (21 Mars – 19 Prill) Provo të lëshosh pak kontrollin mbi idenë që ke për veten. Mund të ndihesh sikur identiteti yt është më i butë…

Ndodh c*dia në Fier, vjehrra dhe dhëndri rr*hin njëri-tjetrin, policia i kap duke

Hëna e Re sjell lajme në dashuri dhe ekonomi, Horoskopi javor nga Meri Gjini: Shenja që do jetë në krizë per…

Ky cikël hënor, i kemi të gjitha mundësitë që njerëzit që kanë pasur problematika në lidhje me fizikun, t’i lënë pas. Pjesa e ekonomisë në mbarë botën…

Sonila Meço i sulet Altin Dumanit: Ç’të duhet ty ku i gjeti Berisha 6 milionë euro?! Nuredini (elektriçisti nga Tropoja) po na shpëton nga monizmi

Nga Sonila Meço Në kushtet e kapjes totale të shtetit, me gjithë ç’gjen përpara është më e lehtë të reagosh se të mendosh. Sepse të logjikuarit goditet…