“O dielli i mamit”/ Momentet prekëse të Parashqevi Simakut me të birin, pamje nga takimi i plotë

Takimi i shumëpritur mes Parashqevi Simakut dhe djalit të saj, Luke ndodhi më në fund. Ishte një takim emocionues jo vetëm për këngëtaren tone e cila prej vitesh e priste por edhe për të gjithë shqiptarët.

Momentet prekëse u publikuan në “Instagram” nga të biznesmenit Elton Ilirjani, që ndihmoi për këtë ribashkim të nënën me djalin e saj. Ilirjani ndau disa çaste nga takimi i nënë e bir, ku i pranishëm ishte dhe ish-bashkëshorti i këngëtares dhe babai i djalit, Robert Nolfe. I pranishëm ka qenë edhe ish-bashkëshorti i saj Robert Nofle. Në pamjet e reja tregohet momenti kur muzikanti dhe i biri i drejtohen derës së apartamentit ku jeton Parashqevia.

Parashqevi thotë se falenderon Eltonin dhe Robertin për gjithçka ata kanë bërë.

Parashqevi Simaku: Ai është nervoz (flet për djalin Luke). Faleminderit Zot, Zoti të bekoftë ty Elton.
Luke: Ndihem mirë. E dua mamin.

“O shpirt i mamit, o dielli im”, i drejtohet ajo djalit, ndërsa e pyet nëse mban mend gjë nga Shqipëria, po ai përgjigjet: “Jo”.

“Luke e dëgjoi gjashtë herë këngën ‘E duam lumturinë’. U krenua me nënën e vetë! Nuk e prisja këtë reagim pozitiv pas kaq shumë vitesh. Dashuria triumfoi sërish dhe gjithmonë do të triumfojë. Dashuria nuk blihet me para. Kjo histori nuk kishte nevojë për para dhe këtë ma mësoi Parashqevi Simaku”, u shpreh Ilirjani që dëshmoi takimin e rrallë familjar.

Ndërsa vetë këngëtarja, pas takimit përshkroi në një tjetër video ndjesitë e saj

“Një falenderim për këtë engjëllin që bëri një mrekulli për mua, nuk e harroj sat ë vdes. Një përshëndetje shpirtërore nënës së tij, që u bë shkak që Eltoni të linte luksin e Majemit dhe të vinte këtu. Nuk e harroj sa të ves, e ka derën e zemrës të hapur, edhe djali, edhe Roberti kanë të njëjtën dashuri”.

Lotët janë të pakët dhe nuk mjaftojnë për ta përshkruar këtë emocion që i ka ndodhur ikonës së muzikës tonë, Parashqevi Simaku. Ajo kishte 10 vite që nuk takohej me djalin e saj dhe jetonte si e pastrehë në USA, priste çdo ditë që djali i saj të shfaqej në stacionin e trenit ku ajo kalonte ditët dhe netët. Shqiptarët u bënë të gjithë bashkë për ta ndihmuar atë dhe më në fund ia dolën, nëna u takua me birin e saj. Kontribut të jashtëzakonshëm dha padiskutim biznesmeni shqiptaro-amerikan Elton Ilirjani.

Related Posts

HOT HOT 5

“Krijoi kartelin e parë shqiptar, u martua me mbesën e gjeneralit brenda burgut”/ Klodiana Lala tregon “karrierën” e Dritan Rexhepit

Gazetarja Klodiana Lala, ka folur për Dritan Rexhepin, të ekstraduar nga Turqia në vendin tonë, personi që krijoi kartelin e parë shqiptar të drogës. Lala bëri një…

Kush do ta fitojë BBV4? Astrologet tregojnë EMRIN e konkurrentit që është më shumë i favorizuar nga yjet

Të ftuara në “Pardon My French” kanë qenë Ira Mestani dhe Gerta Hoxha, të cilat menaxhojnë faqen astrologjike “Binjakët”. Ato këtë herë kanë folur mbi fatin e…

Në këtë formë, Xhemi Shehu ia fitoi zemrën bashkëshortit

Në “Mirëmbrëma yje”, mbrëmjen e sotme Arbana Osmani kishte të ftuar Xhemi Shehun, Ermal Mamaqin e Eno Popin. Ajo ka ‘testuar’ miqësinë e tyre me disa pyetje…

Video/ Ish-ministri goditet me shkumë sapuni në fytyrë nga një vajzë, reagimi i tij ‘epik’: Të kishte qenë tortë, e kisha ngrenë

Ish-ministri gjerman i Financës, Christian Lindner, u godit në fytyrë me “tortë” gjatë një takimi elektoral me Partinë Demokratike të Lirë mbrëmjen e sotme. Ndërsa Lindner, lideri…

Pas Gjestit edhe Xheneta “dashuria e tij” futet në Big Brother Vip Albania…

Një gazetar i ftuar në një emision për të biseduar rreth ‘Big Brother’, ka trazuar rrjetin me deklarata. Video që po qarkullon në rrjete sociale mbanë në…