Shqipêria në zi! Ndahet nga jeta doktori i madh shqiptar(foto)

Sot është ndarë nga jeta në moshën 91-vjeçare Dr. Mihallaq Prifti, anestezisti më i vjetër i Shërbimit të Anestezi-Reanimacionit në Shqipëri, i njohur ndryshe si “Misha i Madh”.

I lindur në Nartë të Vlorës, Dr. Prifti ishte një figurë e nderuar dhe e dashur nga të gjithë: i qetë, fjalëpak dhe thellësisht i përkushtuar ndaj profesionit. Në një kohë kur infrastruktura mjekësore ishte e kufizuar dhe kushtet të vështira, ai dha një kontribut të jashtëzakonshëm në ngritjen dhe konsolidimin e këtij shërbimi jetik.

Pas specializimit në Shën Petërsburg në vitin 1958, Dr. Prifti e zhvilloi të gjithë karrierën e tij në Spitalin Ushtarak, ku ishte edhe shefi i parë i Shërbimit të Anestezisë. Edhe pas daljes në pension, ai nuk iu nda profesionit, duke vijuar të ndihmonte me përvojën dhe përkushtimin e tij për shumë vite me radhë.

Shoqata e Anestezistëve dhe Reanimatorëve të Shqipërisë ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta për ndarjen nga jeta të Dr. Priftit përmes një postimi në rrjetet sociale duke shkruar:

“NJOFTIM NGUSHËLLIMI

Sot, në moshën 91-vjeçare, u nda nga jeta anestezisti më i vjetër i Shërbimit të Anestezi-Reanimacionit, Dr. Mihallaq Prifti – i njohur nga të gjithë si “Misha i Madh”.

I lindur në Nartë të Vlorës, Dr. Prifti ishte një figurë e respektuar, njeri i qetë, fjalëpak dhe i përkushtuar. Ai dha një kontribut të jashtëzakonshëm në vitet më të vështira të këtij shërbimi, duke punuar me përkushtim në kushte te veshtira.

Me një specializim në Shën Petërsburg në vitin 1958, ai shërbeu gjatë gjithë jetës së tij profesionale në Spitalin Ushtarak, ku ishte dhe shefi i parë i Shërbimit të Anestezisë. Edhe pas daljes në pension, vazhdoi të kontribuonte për shumë vite me pasion dhe përulësi.

Shoqata e Anestezistëve dhe Reanimatorëve të Shqipërisë shpreh mirënjohjen e thellë për figurën dhe veprën e tij, si dhe ngushëllimet më të sinqerta familjes, kolegëve dhe miqve.

I paharruar qoftë kujtimi i tij!

Shoqata e Anestezistëve dhe Reanimatorëve të Shqipërisë”

Related Posts

Futbollistit te njohur i rr*mbejnë gruan dhe djalin e mitur, vete fshihet nen krevat(Foto)

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Ekuador, ku mbrojtësit të Emelek, Xhekson Rodriguez, i kanë rrëmbyer në shtëpi gruan dhe djalin e tij 5-vjeçar. Rodriguez ishte…

Tjetër tërmet ‘shkund’ Turqinë

TURQI- Një tërmet me magnitudë 4.6 ballë të shkallës Rihter ka ndodhur në veriperëndim të Turqisë, sipas një vlerësimi të Qendrës Sizmologjike Euro-Mesdhetare (EMSC). Epiqendra e tërmetit…

Aksident në Tunelin e Kalimashit, makina u përplas me mjetin e mirëmbajtjes, tre të plagosur në spital

Kukës – Një aksident rrugor është shënuar këtë mëngjes rreth orës 10:15 në tunelin e Kalimashit, ku janë përplasur një automjet privat dhe një mjet i subjektit…

Kryemadhi: S’kam komunikuar me Ilir Metën, nuk më intereson fare. Në 11 maj, mbaron detyra ime

Edhe pse në kushte të izolimit në burg, Ilir Meta vazhdon të jetë vigjilent për atë që është duke ndodhur në skenën politike shqiptare. Megjithatë, ish-bashkëshortja e…

E rëndë/ 22-vjeçarja në gjendje të de*hur thyen pajisjet në biznesin e tyre, babë e bir në Tiranë e go*dasin me grushte

Policia e Tiranës ka referuar materialet në Prokurori për tre persona, pas një incidenti ndodhur mes një vajzë të re dhe babë e bir, pronar të një…

E rëndë/ Gjimnazisti vr*et shokun dhe pl*agos tre të tjerë

Një djalë 15-vjeçar v rau një shok shkolle dhe pl agosi tre të tjerë në një sulm me thikë në një shkollë të mesme në qytetin perëndimor…