Aksident në aksin Lushnjë-Fier, plagosen dy persona
Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme në aksin “Lushnjë–Fier”, ku një motomjet përplasi një kalimtar, raporton noa.al.
Sipas informacioneve paraprake nga policia, drejtuesi i motomjetit, Aleksandër Hila, 57 vjeç, banues në Pirrë, ka përplasur këmbësorin Haki Maledhi, 77 vjeç, banues në Rrapëz.
Si pasojë e përplasjes, të dy personat kanë pësuar dëmtime dhe janë transportuar menjëherë në spital, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit. /noa.al