Distria Krasniqi shpallet kampione e Evropës në xhudo, fiton medalje të artë në Podgoricë

Distria Krasniqi ka shkëlqyer në Kampionatin Evropian të xhudos, duke u shpallur kampione e Evropës në kategorinë deri në 52 kilogramë.

Garuesja kosovare, e cila është edhe kampione olimpike, ishte e pandalshme gjatë gjithë ditës në turneun që po mbahet në Podgoricë, duke treguar nivel të lartë teknik dhe fizik. Ajo fitoi medaljen e artë pasi triumfoi në finale ndaj italianes Odetta Giuffrida, me dy hedhje të suksesshme.

Rrugëtimi i Distrias ishte mbresëlënës .Në gjysmëfinale, Krasniqi mposhti spanjollen Ariane Toro Soler me një Ippon spektakolar, duke siguruar të paktën medaljen e argjendtë. Në çerekfinale, ajo e eliminoi holandezen Naomi Van Krevel. Në të tetën e finales, Distria tregoi qartazi dominim ndaj serbes Milica Nikolic. Ndërkohë, në rrethin e parë, ajo kaloi pa luftë.

Fitorja e saj përforcon edhe një herë rolin e Kosovës si një fuqi në xhudo, dhe vetë Distrian si një nga sportistet më të suksesshme në arenën ndërkombëtare.

Related Posts

Flet shoku i 17-vjeçarit në Gjirokastër: Mamaja nuk e mbështeste, e kishte denoncuar!

Një tragjedi u regjistrua mesditën e të dielës së kaluar në Gjirokastër, ku i mituri Vehip Peçi i dha fund jetës tragjikisht duke u varur në banesën…

Moti ben ndryshim drastik, ja çfarë pritet të ndodhë orët në vijim..

Vranësirat do të jenë prezente që në orët e para të mëngjesit dhe në zonat Qëndrore dhe Juglindore do të gjenerojnë reshje të pakta shiu. Vranësirat do…

Tërmet në Shqipëri, ja epiqendra

Një tërmet me magnitudë 3.5 ballë është regjistruar mbrëmjen e sotme në Korçë. Lëkundjet janë ndjerë në qytet, po ashtu edhe në Pogradec. Sipas informacionit zyrtar, tërmeti…

Shqipêria në zi! Ndahet nga jeta doktori i madh shqiptar(foto)

Sot është ndarë nga jeta në moshën 91-vjeçare Dr. Mihallaq Prifti, anestezisti më i vjetër i Shërbimit të Anestezi-Reanimacionit në Shqipëri, i njohur ndryshe si “Misha i…

Çfarë po kurdis, postimi i fundit Arbana Osmanit po ‘shtang’ rrjetin (Foto)

Kur mendojmë se gjithçka mes Arbana Osmanit dhe formatit Big Brother është mbyllur me një “heshtje dinjitoze”, ajo kthen vëmendjen me një postim në InstaStory që na…

Moderatorja TR*NDITET nga fjalët e telefonueses: Kam 6 fëmijë, nuk fle dot me burrin se ai..

Lidhur me temën nëse prindërit duhet të puthen në sy të fëmijëve, një telefonuese e programit e “Shije Shtëpie” në Tv Klan u shpreh kundër. Nëna e…