Brenda ambienteve të shtëpisë luksoze të këngëtares Shkurte Gashi

Ajo është njëra nga këngëtaret shqiptare më të dashura për publikun. Bëhet fjalë për artisten e mirënjohur Shkurte Gashi, e cila numëron vite të shumta në skenë. Përgjatë kësaj periudhe, e njëjta solli një sërë hitesh, që vazhdojnë të na shoqërojnë thuajse çdo ditë.

Falë punës dhe përkushtimit të madh në muzikë, 40-vjeçarja gëzon edhe të ardhura të mira. Për ‘Prive’, ajo ka zbuluar ambientet e shtëpisë së saj luksoze, të cilën e ndan me familjen e bashkëshortin Albert Limani. Duket të ketë një ambient të rehatshëm e me detaje të veçanta në secilën pjesë. Krahas karrierës së bujshme, theksojmë që Shkurte është nënë e dy fëmijëve.