Dalin pamjet e trishta! Pësoi atak kardiak gjatë performancës, ndërron jetë në skenë këngëtari i njohur (VIDEO)

Këngëtari dhe regjisori i njohur turk Metin Arolat, u nda nga jeta të shtunën me 21 shtator gjatë një shfaqjeje live në Kozjatagi në Stamboll. Artisti 52-vjeçar u rrëzua në skenë gjatë performancës, me miqtë që dyshonin se shëndeti i tij ishte i rrezikuar nga një dietë e rreptë, sipas raporteve të mediave lokale.

Pavarësisht se përjetoi dhimbje dhe mpirje në dorë, Arolat vazhdoi me performancën, por pësoi një atak në zemër në skenë. Një infermier që ndodhej në lokal nxitoi në ndihmë të tij dhe thirri 911. Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, Arolat vdiq rrugës për në spital.

VIDEON SHIKO KETU