Një vit pas sulmit në Banjskë, provokojnë serbët, ndezin qirinj në vendin ku u vranë terroristët

Sot shënohet një vit nga m,asakra në Banjskë të Zveçanit, ku një grup te,rroristësh serbë ka sulmuar Policinë e Kosovës dhe mbeti i vdekur rreshteri i Policisë, Afrim Bunjaku.

Përpos rreshterit, në sulm u ekzekutuan dhe tre terroristë serbë. Familjarët e serbëve të vrarë kanë shkuar në vendin ku ndodhi ngjarja dhe kanë ndezur qirinj.

Familjarët duket se kanë provokuar me prezencën e tyre dhe me nderimin e terroristëve të vrarë.

Sot, KFOR dhe EULEX janë në patrullim në zonë që në orët e para të mëngjesit.