“Gjithçka nisi nga një shєrr banaI për një femër”, e bija e Gjovalin Prendit: Ja e vërteta e vëllait me Vis Martinaj

“Kërkoj që të vihet drejtësi për kushërinjtë e mi, vëllanë tim, babanë tim. Të gjenden autorët, të kapen dhe të marrin dënimin e merituar”, tha Viola Prendi, e bija e viktimës.

Ky është apeli i familjes Prendi drejtuar autoriteteve.

Vrasja e 64 vjeçarit Gjovalin Prendi mbrëmjen e 17 prillit pranë lokalit të tij në Pllanë ishte humbja e katërt për këtë familje në harkun e 11 viteve. Më 19 shkurt 2014 janë vrarë Taulant Prendi e Klodian Ndreca, 10 vite më vonë në 9 maj në Athinë u ekzekutua Sidorel Prendi i njohur edhe me emrin Roan Brahimi dhe më 17 prill u ekzekutua i ati i tij, i cili për ikjen e nipave dhe të birit priti nga shteti gjetjen e autorëve që janë ende anonim.

“Ne nuk kemi marrë asnjë kërcënim, babai im jetonte i lirë, dilte në rrugë se thoshte nuk i kam hyrë në hak njeriu”, tha ajo.

Një orë pas këtij krimi në Tiranë ndodhi një atentat me 4 të plagosur që u dyshua se në shënjestër ishte bashkëshortja e Sidorel Prendit, por për familjen ky ishte një dyshim i pabazë pasi e veja e tij në ato momente ndodhej në Lezhë por kjo zhurmë ka lënë shenjë tek fëmijët e vegjël.

“Kemi fëmijë që janë të terrorizuar, kanë frikë të shkojnë në shkollë, thonë do na vrasin edhe ne si gjyshin dhe për ne kjo është e tmerrshme”, tha e bija e viktimës.

Policia ka hedhur dyshimet se vrasja e Gjovalin Prendit lidhet me të shkuarën e të birit Sidorel Prendi i cili sipas bluve megjithëse jo zyrtarisht dyshohet për krime të ndryshme si atentati ndaj Brilant Martinajt, vrasja e Gentjan Bejtes etj, por familja ka një tjetër version dhe flet me emra për autorët.

“Çdo gjë nisi nga një konflikt banal për një femër. Rivali i vetëm është Ardian Gjeloshi, i biri Klajd Gjeloshi dhe aleatët e tyre. Ata janë organizatorët e vrasjes së babait dhe vëllait tim. I kam deponuar edhe në polici”, tha ajo.

E motra e Sidorel Prendit alias Rohan Brahimit mohon kategorikisht që i vëllai të jetë përfshirë në vrasjen e Brilant Martinit apo në krime të tjera të ndodhura vitet e fundit pasi ai në këtë kohë nuk ka qenë në Shqipëri. Viola Prendi pranon që i vëllai kishte njohje me Ervis Martinajn, por kurrsesi nuk ishte kundërshtar i tij.

“Vëllai im nuk ishte kundërshtar i Martinajt. Ka marrë një telefonatë nga ai, u revoltua. Ka ik e ka takuar dhe është kthyer po atë darkë. Nuk është dhunuar siç thonë. Ka ardhur, kemi vijuar darkë.”, u shpreh ajo./ TCH

Related Posts

Këngëtarja shqiptare zbulon humbjen e sht*tzënisë për shkak të of*ndimeve në Internet

Këngëtarja e njohur me origjinë shqiptare, Bebe Rexha, ka ndarë publikisht një nga momentet më të vështira të jetës së saj. Më 6 maj, artistja zbuloi se…

E papritur/ Gjesti nis një kapitull të ri në jetën e tij, ja për çfarë bëhet fjalë

Pas fitores në “Big Brother VIP Albania”, Gjesti nuk ka humbur kohë për të hedhur hapin e radhës në karrierën e tij. Ai ka nisur zyrtarisht një…

Jo vetëm që janë ende bashkë por Joz Marku surprizon Loredanën për ditëlindje (Video)

Pavarësisht thashethemeve të fundit që flisnin për një ndarje mes tyre, Loredana dhe Joz Marku duket se janë ende bashkë dhe më të afërt se kurrë. Dyshja…

Ngjarje e paralajmëruar! Ja çfarë shkruante në rrjetet sociale Ylber Jaku para se të ekz*kutonte me ᶏɾmë zjᶏrri Rushit Sallahun. Foto

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në fshatin Pla të Hasit, ku 41-vjeçari Ylber Jaku ekzekutoi me armë zjarri 34-vjeçarin Rushit Sallahu. Por siç…

Horoskopi, E enjte 8 Maj 2025

Dashi Dashuria: Gjatë ditës mund të ketë komplikime në dashuri për vendasit e shenjës. Kini kujdes, mund të krijoni një situatë të pakëndshme që do të shkaktonte…

‘Më tha ku’vë!’/ Dëshmia e vajzës që qëIIoi korçaren që i nxirrte fotot lNTlME të miturave

Një ngjarje shqetësuese është regjistruar pak ditë më parë në një lokal në qendër të Korçës, ku një përplasje fizike dhe verbale mes të miturash ka përfunduar…