“O Gim, unë dua nga ty 600 vota, bëj ça të duash, VRlT veten”/ Zbardhen detaje nga dosja për Dritan Stokën!

Kërcënimi me vendin e punës, apo presioni i votës nëpërmjet joshjes, siç janë edhe legalizimet e ndërtimeve të paligjshme, ishin në fokus të emisionit “Në Shënjestër”, këtë të martë.

Referuar dosjes hetimore, në vitin 2019, ish-punonjës të Drejtorisë së ALUIZN-it në nivel qendror dhe rajonal merrnin para në këmbim të lejeve të legalizimit nga qytetarë të ndryshëm që aplikonin për objektet e tyre informale, apo që kërkonin të pajiseshin me certifikatë pronësie në ZRPP, duke u krijuar atyre lehtësi në procedurat pranë këtyre institucioneve.

Një prej tyre ishte Dritan Stoka i cili komunikonte me persona të ndryshëm për nxjerrjen e lejeve të legalizimit, kundrejt dhënies së votës për zgjedhjet e pushtetit vendor të vitit 2019. Zona e tij operative mesa duket ishte ajo e Saukut në Tiranë, ku ishte në kontakt të vazhdueshëm me disa prej banorëve. Në një tjetër bisedë Dritan Stoka, kapet në përgjim brenda zyrave të Kadastrës.

Aty nga ku flet për vota dhe favore dhe drejton punën për sigurimin e sa më shumë votuesve në favor të Partisë Socialiste. Një listë e gjatë me emra në radhë që presin legalizimin në këmbim të votes, të cilët kanë pranuar te kthehen në numra rendorë, për hir të hallit që kanë.

“O Gim, unë dua nga ty 600 vota, bëj ça të duash, vrit veten, apo jo… Tashi, nga familjarët kush do votoj se i kam këtu, jam përpara me listën, meqë ti s’vjen… listën tënde, kam Elsën, kush është kjo Gerta, është motra? Po do votoj, kjo apo s’do votoj”, thotë Stoka, sipas dosjes hetimore.

Pas zgjedhjeve, votuesit që i kanë dhënë votën që i rrinë te dera e institucionit, një pjese të cilëve Stoka përpiqet të mos u dalë përpara, pasi kaq të shumtë kanë qenë ata që u ka premtuar legalizim kundrejt votës.

“Po prit pra se po bëhet. S’bëhet me sustë ueee. Shiko nesër në orën 7 e kena lënë tek ty, tek lokali lart, veranda”, u thotë Stoka votuesve që u ka premtuar legalizimin e ndërtimeve pa leje në këmbim të votës./Në Shënjestër

Related Posts

Sinoptikania tregon ndryshimin me motin 10 ditëshin e fundit te prillit

Metereologia e MeteoAlb Laida Porja tha se ky 10 ditësh i fundit i prillit mund te konsiderohet i paqendrueshem edhe pse nis me diell ne mengjes. Ajo…

Do ta mbyllin Prillin në mënyrë perfekte! Kush jane 3 shenjat e horoskopit!

Dashi Javët e ardhshme do të jenë të suksesshme për Dashin. Pas një fillimi të vështirë të muajit, ku duhet të përballeni me shumë konflikte, do të…

Liridona Ademaj u vr*a nga burri, te vendosur ne azil, e pabesueshme cpo ndodh sot me fëmijët e saj!

Liridona Ademaj, një 30-vjeçare nga Kosova, u vra më 29 nëntor 2023 në Prishtinë, në një ngjarje që tronditi opinionin publik. Për këtë kr im të rëndë,…

Datë me Fat është 24 por mos e harroni edhe 27 prillin sepse një çeshtje shtese do te..!

Nuk është më as çùdi dhe as ndònjë sèkrèt i madh, fákti që në shumë ráste, disa shènja kanë një fát shumë hèrë më të mirë se…

Sinoptikania tregon ndryshimin me motin 10 ditëshin e fundit te prillit

Metereologia e MeteoAlb Laida Porja tha se ky 10 ditësh i fundit i prillit mund te konsiderohet i paqendrueshem edhe pse nis me diell ne mengjes. Ajo…

‘Çm*endet’ moti/ Breshëri bën ‘kërdinë’ në këtë vend

Një stuhi e fortë e shoqëruar me breshër ka përfshirë ditën e sotme fshatrat Tregan dhe Bathës në Elbasan. Stuhia, e cila ka zgjatur rreth një orë,…