Projekti/ Edhe Anglia dërgon refugjatë në Shqipëri?

Qeveria britanike po përgatit një plan të ri për të dërguar azilkërkuesit e refuzuar në “qendra kthimi” jashtë vendit, një nismë që ka marrë mbështetjen e Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR).

Burime të gazetës britanike “The Telegraph” e kanë përshkruar lëvizjen si “revolucionare”, veçanërisht pas diskutimeve mes Sekretares së Brendshme britanike, Yvette Cooper, dhe drejtuesit të UNHCR-së për mundësinë e pagesës së vendeve në Ballkan për të pranuar azilkërkues të refuzuar nga Britania.

Sipas një tjetër gazete britanike, “The Times”, qeveria në Londër po shqyrton ngritjen e disa qendrave jashtë vendit për të strehuar emigrantët e refuzuar, me Ballkanin si një opsion të mundshëm. Vendet që janë kontaktuar deri tani përfshijnë Shqipërinë, Serbinë, Bosnjën dhe Maqedoninë e Veriut, shkruan a2.

Një dokument i UNHCR thekson “nevojën për sisteme efikase të kthimit dhe rolin potencial të qendrave të kthimit”, duke sinjalizuar mbështetje për vende si Mbretëria e Bashkuar, për sa kohë që nuk shkelet parimi i mbrojtjes së refugjatëve dhe të drejtat e njeriut.

UNHCR ka theksuar se monitorimi i standardeve të të drejtave të njeriut në këto qendra do të ishte kusht i domosdoshëm.

Modeli që po shqyrtohet është ai italian, ku Italia ka ngritur dy qendra të tilla në portin e Shëngjinit, në Shqipëri, për të përpunuar kërkesat për azil të emigrantëve të kapur në Mesdhe.

Tani, Britania mund të ndjekë një model të ngjashëm.

Kjo lëvizje vjen në një kohë kur numri i emigrantëve që kalojnë Kanalin Anglez ka arritur nivele rekord. Vetëm të premten, 51 emigrantë u kapën dhe u zbarkuan në portin e Doverit, një incident që përfshiu edhe një emergjencë mjekësore ku një emigrant humbi jetën.

Ndërkohë, opozita ka kritikuar qeverinë aktuale, me Chris Philp, Sekretari i Brendshëm në hije, që akuzon kryeministrin Keir Starmer se “ka humbur kontrollin e kufijve”, duke thënë se Britania kishte mundësi të ishte lidere globale me planin për dërgimin e emigrantëve në Ruandë, por që u anulua nga qeveria laburiste.

Related Posts

“Prek zemrat e njerzve!” Rozana tregon pasojat që i ka lënë “Big Brother VIP…

Rozana Radi ka reaguar për herë të parë pas përfundimit të spektaklit. Në një postim emocional në Instagram, këngëtarja falenderoi publikun për mbështetjen e jashtëzakonshme gjatë gjithë…

“Gjithçka nisi nga një shєrr banaI për një femër”, e bija e Gjovalin Prendit: Ja e vërteta e vëllait me Vis Martinaj

“Kërkoj që të vihet drejtësi për kushërinjtë e mi, vëllanë tim, babanë tim. Të gjenden autorët, të kapen dhe të marrin dënimin e merituar”, tha Viola Prendi,…

“O Gim, unë dua nga ty 600 vota, bëj ça të duash, VRlT veten”/ Zbardhen detaje nga dosja për Dritan Stokën!

Kërcënimi me vendin e punës, apo presioni i votës nëpërmjet joshjes, siç janë edhe legalizimet e ndërtimeve të paligjshme, ishin në fokus të emisionit “Në Shënjestër”, këtë…

Më e dashuruar se kurrë, Egli bën këtë veprim ndaj Gjestit

Që pas daljes nga ‘Big Brother VIP Albania’ Egli Tako është aktive në llogarinë e saj me postime të ndryshme. Pak minuta me parë ajo ka vendosur…

Gerta Gixharit “nuk i del e keqja”, publikon sondazhet: Rozana nuk duhet të ishte as në…

Gerta Gixhari, një nga konkurrentet më të komentuara dhe të dashura të edicionit të 4 të “Big Brother VIP”, nuk arriti të prekte finalen e madhe të…

Gjesti performon në ‘Arena Kombëtare’ në ndeshjen Shqipëri – Serbi?

Artisti i njohur nga Peja, Gjesti, ish banori i Big Brother VIP do performojë në stadiumin ”Arena Kombëtare”. Kjo pikërisht në ditën kur Shqipëria dhe Serbia do…