Shtatë persona kanë rënë në pranga operacionin e së hënës në Komunën e Kaçanikut, lidhur me vrasjen e rreshterit policor Muhamed Lika.
Siç u raportua në media, në pranga kanë rënë Rejhan Bela, përreth 18-vjeçar , Haki Bela, përreth 26 vjeçar dhe Rilind Murati, përreth 22 vjeçar.
Në një profil të famshëm në rrjetin social, të ashtuquajtur “Rinia Islame Kaçanik”, Bela dhe Murati shihen teksa ligjerojnë për çështje fetare, raporton Gazeta Insajderi.